Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët Empty Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët

Tue 27 Oct 2015 - 20:29
Dy muaj nga fillimi i vitit shkollor në Maqedoni, në disa shkolla fillore dhe të mesme mësimi zhvillohet pa libra. Ky problem është më i pranishëm te shkollat në gjuhën shqipe në Shkup. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë akuzon Ministrinë e Arsimit se, nuk ka siguruar tekste sa duhet për këto shkolla, ku numri i nxënësve rritet për çdo vit.

“Nuk ka logjikë të zhvillohet mësimi pa tekste shkollore. Ministria e Arsimit dhe qeveria duhet të bëjnë çmos, që tekstet të shtypen dhe të sigurohen për nxënësit. Kështu që, fajin asnjëherë nuk mund ta bartim te drejtorët, sepse faji është i shtetit”, tha Nuhi Dardhishta, kryetar i LASH-it.

Tekstet shkollore në Maqedoni shpërndahen falas nga qeveria. Fajin për mungesën e librave, ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi e hedh te drejtorët e shkollave. Këta të fundit, - sipas Ademit, - nuk respektojnë afatet dhe nuk paraqesin në kohë në dikasterin e drejtuar prej tij, numrin e saktë të teksteve që u mungojnë.

“Apeli im do të ishte, që këto nevoja dhe kërkesa të parashtrohen në kohë dhe në sasi të duhur, me qëllim që ministria të mund t’i kryejë detyrimet e veta”, tha Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit në Maqedoni.

Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit nuk tregojnë se, në sa shkolla mungojnë librat, ndërsa sipas përllogaritjeve të Lidhjes së Arsimtarëve, vetëm në Shkup rreth 25% e nxënësve shqiptarë përballen me mungesën e teksteve. Ndërkaq, në ato tekste që u shpërndahen nxënësve, ende janë të pranishme gabimet e shumta dhe ofendimet ndaj shqiptarëve.

/ Top Channel 
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët Empty Re: Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët

Tue 27 Oct 2015 - 20:30
...dhe keshtu, nis lufta...
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët Empty Re: Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët

Tue 27 Oct 2015 - 20:33
Vetem bashkimi kombetar esht zgjidhje
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët Empty Re: Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët

Tue 27 Oct 2015 - 20:43
Kushtrimi4 shkruajti:Vetem bashkimi kombetar esht  zgjidhje


Ketu s'dime si te bashkohemi ne forum e do bashkohemi ne shtet, zgjidhje e bukur por shume qesharake duket vetem me fjale!
Sponsored content

Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët Empty Re: Maqedoni, ende problem mungesa e teksteve shkollore për shqiptarët

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi