Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shteti gllabëron botimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore Empty Shteti gllabëron botimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore

Mon 5 Nov 2012 - 10:48
Shteti gllabëron botimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore ShkolleMe anë të një VKM-je bëhet publike krijimi i “Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore”, një monopol, që do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit. Për drejtorët e shtëpive botuese kjo "përkthehet", se nxënësit do të mbeten pa tekste vitin tjetër shkollor
Albina Hoxha

Pas abuzimeve të shumta të bëra me shpërndarjen dhe çmimet e teksteve shkollore nga shtëpitë botuese, Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të arsimit vendosi krijimin e “Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore (BOTEM)” duke krijuar kështu monopolin e teksteve shkollore. Ky institucion do të jetë në varësi të ministrisë së arsimit dhe Shkencës dhe misioni i saj do të jetë botimi, shtypja, shpërndarja dhe shitja e teksteve mësimore të arsimit profesional, teksteve të pakicave kombëtare, diasporës, teksteve me tirazh të ulët, në sistemin arsimor parauniversitar dhe i materialeve të tjera ndihmëse. Krijimi i këtij institucioni shtetëror u jep fund abuzimeve të shtëpive botuese me tekstet shkollore. Nga ana tjetër çmimi i teksteve shkol- lore do të jetë më i ulët dhe në këtë mënyrë do të konkurrohen shtëpitë botuese private.

Si do të funksionojë kjo shtëpi botuese?

Për secilin tekst mësimor, Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore (BOTEM), formon grupet e autorëve si dhe komisionet e posaçme për diskutimin dhe miratimin e teksteve. Por njëkohësisht organizon fillimin e procedurës së botimit. Anëtarët e grupeve dhe komisioneve do të paguhen sipas akteve nënligjore në fuqi. Përsa i përket statusit dhe rregullores së Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore ajo do të miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Procedurat e botimit, shtypjes, shpërndarjes dhe shitjes së teksteve të arsimit profesional, teksteve në gjuhën amtare dhe teksteve të veçanta historike e kulturore për shkollat e pakicave kombëtare, si edhe të teksteve të veçanta për diasporën, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Çmimi i shitjes së teksteve përcaktohet mbi bazën e metodologjisë së parashikuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Drejtuesit

Drejtuesi i Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore emërohet, lirohet ose shkarkohet nga detyra me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në vendimin “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose ministrit”. Struktura do të miratohet me urdhër të kryeministrit, ndërsa numri i punonjësve të Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore do të jetë i përfshirë në numrin e punonjësve të Ministrisë së Arsimit.

Buxheti

Shtëpia Botuese e Teksteve Mësimore (BOTEM) është institucion buxhetor, që financohet nga buxheti i shtetit, i miratuar për ministrinë e arsimit dhe shkencës. Të gjitha të ardhurat e krijuara nga aktiviteti i BOTEM-ës do të derdhen në arkën e buxhetin e shtetit. Buxheti i planifikuar për Shtëpinë Botuese të Librit Universitar, të gjitha asetet dhe detyrimet e saj i kalojnë Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore (BOTEM). Në këtë mënyrë shfuqizohet vendimi i vitit 1986 “Për krijimin e Shtëpisë Botuese të Librit Universitar”. Për të zbatuar këtë vendim është ngarkuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Detyrat kryesore

a) Botimi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve të lëndëve profesionale për shkollat e arsimit profesional.

b) Botimi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve në gjuhën amtare dhe teksteve të veçanta historike e kulturore për shkollat e pakicave kombëtare.

c) Botimi i moduleve profesionale dhe teksteve të veçanta të kurrikulës me zgjedhje në shkollat e arsimit parauniversitar.

ç) Botimi i teksteve të veçanta që hyjnë në procesin mësimor-edukativ në zbatim të marrëveshjeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me subjekte të huaja.

d) Botimi dhe shtypja e teksteve të veçanta për diasporën.

Latif Hajrullahu: Ky vendim është një Gërdec në arsim

Të kontaktuar në linjë telefonike për t’u prononcuar në lidhje me këtë vendim të fundit të Këshillit të Ministrave, shumica e tyre nuk kanë dashur të prononcohen. Vetëm Latif Hajrullahu drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor “Albas” dha mendimin e tij. Anila Bisha drejtoreshë e “MediaPrint” kërkoi më shumë kohë për të parë dhe studiuar këtë vendim. Latif Hajrullahu, drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor “Albas” në Tiranë, në një prononcim për “Shekullin” dha mendimin e tij lidhur me krijimin e shtëpisë botuese shtetërore për tekstet shkollore. Për Hajrullahun ky vendim do të bëjë që nxënësit të ngelen pa tekste shkollore ashtu siç ndodhi në Maqedoni. Sipas tij kjo është fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë arsimit, është një “Gërdec i dytë”. “Shembull konkret keni Maqedoninë. Një gjë e ngjashme ndodhi vitin e kaluar dhe sot nxënësit kanë ngelë pa libra. Kështu do të ndodhë edhe në Shqipëri sepse Ministria e Arsimit nuk mund të luajë rolin e shtëpisë botuese. Pastaj me çfarë fondesh do e mbajë, fonde ka privati. Gjëja më keqe është se shteti nuk mund ta konkurrojë privatin, nuk është e drejtë. Mendimi im personal si Latif Hajrullahu është se kjo është një fatkeqësia më e madhe që po i ndodh arsimit, nxënësve dhe mësuesve. Nuk di ç’të të them, është një ‘Gërdec i dytë’”,-është shprehur ai. Hajrullahu theksoi se kjo është provuar disa herë dhe ka dështuar dhe nuk duhet ndjekur shembulli i Maqedonisë.

Librat janë shpërndarë në shkolla

Sipas udhëzimeve të ministrisë drejtoritë e shkollave kanë monitoruar pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore dhe kanë informuar DAR/ZA-të për ecurinë e procesit. DAR/ZA-të kanë raportuar zyrtarisht në Komisionin e Miratimit të Teksteve (KMT) në MASH për ecurinë e procesit të furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, si dhe problematikat e mundshme (mungesë tekstesh, shitje librash jashtë katalogut, shitje pa faturë etj.). Drejtoritë e shkollave kanë zbatuar udhëzimet e MASH she ministrisë së financave “Për procedurat e përdorimit të fondeve të Buxhetit të Shtetit për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve të arsimit parauniversitar dhe universitar”. Shitja e librave në shkollat e qyteteve është bërë në mjediset e shkollave. Drejtori i shkollës dhe punonjësit e DAR/ ZA-ve kanë monitoruar procesin, duke siguruar një ose dy klasa për shitjen e librave për një periudhë trejavore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi