Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ja si gllabëron gropa e zezë një yll Empty Ja si gllabëron gropa e zezë një yll

Wed 22 Feb 2012 - 11:02
Ja si gllabëron gropa e zezë një yll 51607TIRANE-Ky impresion sa i vërtetë dhe po aq artistik dëshmon sesi një gropë e zezë masive shkatërron një yll. Nasa e quajti fenomenin me emrin IGR J17091-3624.
Graviteti i fuqishëm i gropës së zezë në të majtë të fotos tregon sesi tërheq në formë gazi yllin në të djathtë. Kjo formë gazi që rrjedh nga ylli tregon sesa i fuqishëm është graviteti i gropës së zezë.
Vëzhgimet e reja të Chandra X-Ray të Observatorit të NASA tregojnë sesi tregojnë se gjatë këtij procesi nis një erë e fuqishme dhe tepër e shpejtë rreth diskut yjor që thithet në formë gazi nga gropa e zezë.
Gropat e zeza masive të yjeve lindin kur një masiv yjesh janë në kolaps të plotë dhe peshojnë sa 5 ose 10 herë më shumë se Dielli.
Rekordi i shpejtësisë së erës arrin deri në 20 milionë kilometër për orë, ose rreth 3 përqind e shpejtësisë së dritës. Kjo është përafërsisht 10 herë më e shpejtë sesa është vëzhguar më parë nga një gropë e zezë yjesh dhe përbën deri tani një nga erërat më të shpejta të krijuara ndonjëherë nga këto gropa.

Shpejtësia e madhe nga era u vlerësua nga spektri i Chandra 2011. Spektri tregon se rrezet e X janë sa intensive dhe të energjive të ndryshme.
Jonet lëshojnë dhe thithin karakteristika të dallueshme në spektra, të cilat lejojnë shkencëtarët të monitorojë ato dhe sjelljen e tyre. Ky spektër i joneve të hekurit tek Chandra i bërë dy muaj më parë tregoi shpejtësinë e erës në rastin me yllin.

(d.b/NASA/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi