Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pas 25 gushtit nis shpërndarja e teksteve shkollore  Empty Pas 25 gushtit nis shpërndarja e teksteve shkollore

Sun 21 Aug 2011 - 14:45
Për pak ditë në shkollat e Shqipërisë do të nisë furnizimi me tekste. Siç ka bërë me dije Ministria e Arsimit e Shqipërisë, pas 25 gushtit do të nisë shpërndarja e paketave për nxënësit.Ato do të vijojnë të shpërndahen deri më 19 shtator. Sipas MASH-it, nxënësit dhe prindërit duhet të bëjnë kujdes me faturat tatimore. Në rast se nuk pajisen me to, nuk do të mund të përfitojnë kompensimin nga shteti. Kompensimi varion nga 50-100% për disa kategori nxënësish. Romët do të jenë ata që për herë të parë do t‘i marrin librat e shkollës falas. Të verbrit do të përfshihen në një program të veçantë.Për këtë, Ministria e Arsimit thotë se ka një fond enkas dhe bazën e nevojshme materiale për t‘u krijuar mundësi studimi. Ndërsa kategoritë që do të përfitojnë nga kompensimi i teksteve janë: jetimët, nxënësit që vijnë nga familje të cilat marrin ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit, ata që kanë njërin nga prindërit me aftësi të kufizuara, si dhe për fëmijët, prindërit e të cilëve përfitojnë pension pleqërie. Nxënësit, pas blerjes së teksteve, do të dorëzojnë në drejtorinë e shkollës faturat tatimore të blerjes.Më pas është drejtoria e shkollës ajo që numëron ata që do të përfitojnë nga ky rimbursim. Një vendim i posaçëm i Këshillit të Ministrave u referohet teksteve shkollore të pakicave kombëtare, të fëmijëve të familjeve të emigrantëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të fëmijëve romë dhe nxënësve që gëzojnë statusin e të verbrit.

“Për tekstet shkollore të pakicave kombëtare, nga klasa I deri IX dhe për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, qeveria ka vendosur që çmimi i blerjes të mbulohet në masën 100% me fondet e Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që këto tekste shkollore do të jenë pronë e shkollës dhe afati i përdorimit të tyre mund të variojë nga dy deri në tre vjet”, sqarojnë specialistët e MASH-it.

Gjithashtu, edhe për tekstet shkollore të fëmijëve romë, nga klasa I deri IX, çmimi i blerjes së tyre do të mbulohet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi