Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Votat me numërim elektronik në zgjedhjet e ardhme Empty Berisha: Votat me numërim elektronik në zgjedhjet e ardhme

Mon 20 Jun 2011 - 19:54
TIRANE – Lajmifundit – UPDATE - Kryeministri Sali Berisha i bëri sot një ftesë publike opozitës për të reformuar sistemin zgjedhor në mënyrë që procesi i administrimit dhe nxjerrjes së rezultatit të mos zgjasë si në rastin e post- 8 majit.
Berisha ftoi opozitën të japë propozimet dhe kontributin e saj për futjen në zbatim të një sistemi elektronik numërimi të votave.
Deklarata e kryeministrit është bërë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD mbajtur sot në Tiranë, ku Berisha theksoi se qeveria është e angazhuar për bashkëpunimin në kuadrin kushtetues me opozitën ndërsa i bëri thirrje asaj të bashkëpunojë për ndryshimin e reformës zgjedhore.
“Presim përfundimin e këtij procesi në kuadër tërësor institucional sikundër garantojmë plotësisht opozitën se jemi të angazhuar për një hapësirë të plotë të reformës zgjedhore, për t`i dhënë përparësi propozimeve të saj për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”, tha kryeministri.
Ai theksoi se opozita është e ftuar të hartojë amendamentet për reformën zgjedhore dhe t`i dërgojë ato në Komisionin e Venecias dhe në departamentin jurisik të OSBE/ODIHR-it ndërsa shtoi se kjo mazhorance do ti votojë ato pa asnjë kusht dhe pa asnjë koment.
Berisha tha se është i hapur dhe i gatshëm për një sistem të pakontestueshëm të votimit dhe numërimit elektronik. Sipas tij numërimi elektronik i votave do ishte përgjigja më e shkëlqyer e disa diskutimeve të panevojshme.
“Qeveria është e gatshme të vendosë sistemin më të sigurt dhe më të mirë elektronik që ekziston në ndonjë vend në të 4700 qendrat e votimit. Kjo do bëjë të mundur që për Shqipërinë të votojnë qindra mijëra emigrantë shqiptarë, aksionerë me kontribut themelor në zhvillimin e këtij vendi. Votimi elektronik është 100% i mundshëm dhe kërkon vullnetin e mirë të të gjitha forcave politike për ta zbatuar atë”, u shpreh Berisha.
“Ne jemi të aftë dhe kemi të gjitha mundësitë ta shtrijmë atë në çdo qendër votimi të këtij vendi. Uroj dhe dëshiroj që opozita të shqyrtojë me seriozitetin më të madh këtë ofertë, edhe në kuadrin e mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE, jam i bindur se është interesi më i mirë i çdo force politike të angazhohemi me vepra e jo fjalë për të adresuar çdo problem që lind në mënyrën më transparente”, tha kryeministri.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha: Votat me numërim elektronik në zgjedhjet e ardhme Empty Re: Berisha: Votat me numërim elektronik në zgjedhjet e ardhme

Mon 20 Jun 2011 - 19:55
Ja gjeti problemin Shqipërisë ky!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi