Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Figaro: Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më fort do të valëvitet nga Berisha flamuri i “Shqipërisë  Empty Figaro: Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më fort do të valëvitet nga Berisha flamuri i “Shqipërisë

Sun 2 Dec 2012 - 17:43
Message reputation : 100% (1 vote)
Figaro: Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më fort do të valëvitet nga Berisha flamuri i “Shqipërisë  Sali_berisha_729462813
“Gjatë përvjetorit të 100 të Shqipërisë, kryeministri i saj i paoksidueshëm shpalosi flamurin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve të Kosoves dhe Maqedonisë. Ai guxoi! Në moshen 68 vjeçare shefi i qeverisë së Tiranës, Sali Berisha foli papritur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Njeriu që mposhti diktaturën e çmendur komuniste në fillim të viteve ’90, i rikthyer si kryeministër në vitin 2005, theu një tabu kur tha se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, duhet të bashkohen me vëllezerit e tyre të Tiranës”.
Për “Le Figaro”, ky është pikërisht momenti që flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, dikur i valëvitur vetëm nga duar ekstremistësh, merr një tjetër dimension. Çfarë mund të ngjizë për këtë shkak, siç shkruan prestigjozja franceze, frikë tek Serbia dhe Greqia.
“I sprovuar dhe i duruar Sali Berisha priti ditën e tij”, shkruan gazeta.
“Le Figaro” shkon më tej kur thotë se këto festime në një përvjetor të rëndësishëm, i dhane rastin Sali Berishës të gdhendë staturën e tij historike duke përhapur mesazhe dhe simbole.
“Me ndihmën e BE, ne do të realizojmë projektin e bashkimit tonë kombëtar! U them fqinjëve të mos tremben nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve”, citon” le Figaro kryeministrin shqiptar, por dukshëm i mëshon emocionit që shkaktoi në publik ky fjalim, ekzaltimit që prodhoi në turmën që i përgjigjej me thirrjet “Shqipëria e Madhe”.
Ideja e Shqipërisë së Madhe, për prestigjiozen franceze nuk është një ide që u ngjiz dhe përfundoi me mbylljen e festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërise. Le Figaro e mbyll shkrimin e saj duke theksuar se sa më shumë do të rritet intensiteti i fushatës zgjedhore në Tiranë, aq më fort do të valëvitet nga lideri i djathtë flamuri i “Shqipërisë së Madhe”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi