- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
Liberalizimi i vizave, Kosova merr udhërrëfyesin
Thu 14 Jun 2012 - 19:19
Kosova mori sot udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Komisionerja e Bashkimit Evropian për punë të brendshme, Cecilia Malmström, ua dorëzoi zyrtarëve të qeverisë së Kosovës këtë dokument, i cili paraqet një listë gjithëpërfshirëse reformash të cilat duhet t’i plotësojë Kosova, e të cilat kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, riintegrimin dhe ripranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore.
Zonja Malmstrom u shpreh e kënaqur me dorëzimin e këtij dokumenti, që sipas saj, “i shpie qytetarët e Kosovës një hap më afër udhëtimit pa viza. Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave përfshin reformat të cilat do të duhet t’i zbatojë qeveria e Kosovës, për të krijuar një mjedis të sigurt për të udhëtuar pa viza.
"A do të bëhet realitet udhëtimi pa viza dhe se kur do të bëhet varet nga angazhimi i qeverisë për implementimin e këtyre reformave të vështira në terren”, tha zonja Malmström. Kosova është vendi i fundit në rajonin e Evropës Juglindore që ka mbetur jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë vetëm në pak vende pa u detyruar të presin në radhë të gjata para ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian.
tch

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi