Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zvicër, policia arreston maqedonasin që përdhunoi pelën Empty Zvicër, policia arreston maqedonasin që përdhunoi pelën

Thu 14 Jun 2012 - 20:31
Një maqedonas që përdhunoi një pelë në fshatin Rickenbach të Zvicrës është arrestuar nga policia zvicerane.Ngjarja ndodhi në 15 prill të këtij viti, në një haur të fshatit Rickenbach të Zvicrës.31-vjeçari mësohet se e ka pranuar aktin e rëndë, njoftojnë mediat zvicerane, të cituara nga agjencia informative “Presheva Jonë”.Pas torturimit të pelës, hetuesit zbuluan gjurmët e ADN-së së autorit në haurin e kuajve.Gjurmët e ADN-së së përdhunuesit kishin mbetur në një mbeturinë cigareje, të cilën pas konsumimit, maqedonasi e kishte hedhur përtokë.

Pas marrjes në pyetje nga policia zvicerane, shtetasi maqedonas e kishte pranuar se natën e 15 prillit, në Rickenbach kishte vizituar haurin e kuajve, ku kishte torturuar e përdhunuar pelën 15-vjeçare me emrin Gitta.

Sipas të dhënave të mediave zvicerane, 31-vjeçari maqedonas jeton në qytezën Wild, dhe ai është i njohur edhe për vepra të tjera të pahijshme.

Sipas psikiatrit gjyqësor zviceran Thomas Knecht, një veprim i tillë është alarmues, pasi shumica e sadistëve serial eksperimentojnë me kafshë, para se të njëjtën gjë ta ushtrojnë mbi njerëz.

Në një komunikatë të policisë zvicerane thuhet se gjatë hetimeve të kryera, përdhunuesi ka pranuar se gjatë kryerjes së veprës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe drogës. /Presheva Jonë /

Përgatiti: E.L
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi