Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studimi: 15% e E-maileve, nisen për thashetheme Empty Studimi: 15% e E-maileve, nisen për thashetheme

Fri 15 Jun 2012 - 2:16
Shkëmbimi i postës elektronike (E-maileve), është konsideruar deri tani si një mjet themelor i punës. Por një studim i fundit i realizuar në Shtetet eBashkuara të Amerikës, ka treguar se kjo nuk është edhe aq e vërtetë. E kjo, pasi përmbajtja e15% të E-maileve të dërguara
,është e mbushur me thashetheme.Sipas tij, të paktën 1 në 8-9 E-maile të dërguara mes kolegësh, është i
mbushur me thashetheme për të tjerët, apo lajme nga bota e personave gossip.Por aspekti më interesant i këtyre të dhënave është se megjithëse flasin dhe vetëgjykojnë gjithnjë e më shumë në mënyrë negative të tjerët, paskan një funksion shumë të dobishëm në biznesin e komunikimit.Eric Gilbert, ka analizuar më shumë se 600 mijë E-maile në dispozicion të një korporate amerikane.

Në përfundim të punës së tij, ai ka thënë: "Thashethemet, shpesh merrin publicitet të keq, por në realitet janë një formë thelbësore e komunikimit.

Informacioni, zbavitja, intimiteti dhe ndikimi i tyre, janë më të forcuara duke dërguar mesazhe të tilla. Në fakt, thashethemet janë një formë shumë e rëndësishme e komunikimit, edhe për aftësinë e tyre për të siguruar pjesë të informacionit. Thashethemet në përgjithësi, është ajo që ne dimë për njëri-tjetrin dhe se si mund ta dimë. E në këtë studim, ne kemi parë se ato janë një mjet për të ndarë informacione sociale."

e.t/noa
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi