Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thashetheme ne big brother Empty Thashetheme ne big brother

Sun 23 Feb 2014 - 21:33
Esida: Jam lesbike!

Thashetheme ne big brother Esida-jam-lezbike
Disa prej banorëve janë mbledhur në një nga dhomat e shtpëpise për të biseduar. Mes tyre ka nisur një diskutim se përse tre vajzat janë ‘single’ brënda shtëpisë. Esida mundohet të vetëmbrohet duke thënë se kjo mund të vijë për shumë arsye, ndonjëra nga ne mund të ketë të dashurin ose burrin shumë xheloz ose mund të jetë edhe lesbike. ‘Une jam këtu në rolin e femrës, mund të jem edhe lesbike’ - shprehet ajo.

Në këtë moment ndërhyn Rigelsi duke i thënë se ato janë ‘single’ sepse nuk i zgjodhi asnjëri dhe jo për faktin e burrave xhelozë apo se janë lesbike. Banorët e tjerë që duket se u pëlqeu kjo gjë, nisin të shpethejnë në ovacione duke qeshur dhe duartrokitur. Esida vazhdon të vetëmbrohet duke kundërshtuar Rigelsin se kjo që ai tha, mund të jetë e gjitha e gabuar pasi ajo e dinte që në fillim që do të hynte e vetme. Juliana mundohet t'i vijë në ndihme pa shumë argumenta.

E zënë disi në veshtirësi, Esida u thotë se është me të vertetë lesbike e nese ata duan prova ajo do t’ua tregojë. Kaq u desh që në shtëpi të përhapet lajmi e tashmë të gjithë banorët diskutojnë rreth kësaj teme.bigbrother.top
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thashetheme ne big brother Empty Re: Thashetheme ne big brother

Sun 2 Mar 2014 - 23:19
Juliana-Fatjonit: “Unë të dua ty”
Thashetheme ne big brother Fat-fshin-xhul-2.3-300x207
Juliana e ka shumë të qartë skenarin në kokë, ajo kërkon me çdo kusht të marrë vëmendjen e Fatjonit. Në dhomën e gjumit ndodhen Juliana, Fatjoni, Matilda , Enkelejdi, Valeri dhe Arditi. Juliana nis të ngacmojë Fatjonin dhe e pyet nëse do të donte te flinte me të, duke i nxjerrë si pretekst ‘lojën e fantazmës’. Ai disi në mëdyshje, pranon. Juliana i jep një puthje në faqe, në shenjë falenderimi.

Të njëtën gjë bën edhe me Enkelejdin i cili rrinte shtrirë në krevat. Matilda e ngacmon lidhur me Arditin, të cilin nuk e puthi. Ajo ia kthen se me Arditin bëjnë gjëra të tjera gjatë natës. Marrë shkas nga të tilla biseda, gjithë situata mes Fatjonit dhe Julianës përshkallëzohet me ngacmime më të forta. Juliana vendos të lyhet me shkumë rroje dhe i afrohet Fatjonit, duke iu lutur që t’ia heqë nga fytyra. Fatjoni e refuzon duke i thënë se mund ta ndihmonte Matilda, pasi ai ishte duke bërë një muhabet me Valerin.

Juliana vazhdon të insistojë se e do këtë gjë prej tij. Fatjoni i zënë i ngushtë, fillon ta fshijë. Matilda, e cila po shihte gjithë skenën pa mundur të thoshte asgjë, vendos të largohet nga dhoma e nervozuar. Ndërsa Juiana vazhdonte me provokimet e saj, drejtuar Fatjonit. Valeri komentonte herë pas here grindjet e tyre si një mënyrë dashurie dhe urrejtjeje.

Juliana thotë se një gjë e tille ështe shumë e vërtetë, duke shtuar: “Përtej gjithë grindjeve që kemi bashkë, unë të dua ty”, duke vazhduar t’i shpjegojë se ka diçka tek ai që e tërheq shumë. Pas qetësisë që u krijua në dhomë, Fatjoni vendos të flasë, duke i thënë Julianës se ajo “është e tmerrshme”. Juliana i kërkon që të mos e ofendojë, duke e siguruar se ajo merr gjithmonë atë që do.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thashetheme ne big brother Empty Re: Thashetheme ne big brother

Sun 9 Mar 2014 - 16:11
Çifti puthen fshehurazi
Thashetheme ne big brother Puthje-cifti-9.3-300x207
Tashmë banorët janë zgjuar dhe kanë nisur nga bisedat e tyre. Ata kanë filluar të dyshojnë për banorët që janë të afërm brenda në shtëpi. Gjatë spektaklit banorët janë vënë në dijeni për këtë gjë dhe po mundohen që të gjejnë se për cilët prej konkurrenteve mund të bëhet fjalë.

Fatjoni ka diskutuar me Violetën duke i thënë se ajo dhe Eraldi mund të jenë të dashur jashtë shtëpisë. Për këtë, ai ka bërë një arsyetim duke nxjerrë si fakte pasionin e tyre ndaj palestrës dhe puthjen pasiononte mes tyre. Violeta nuk ia ka mohuar këtë gjë. Fatjoni e diskuton këtë edhe me banorë të tjerë. Ndoshta Fatjoni po mundohet që të largojë dyshimet e banorëve nga ai dhe Matilda, pasi ata të dy janë çifti brenda shtëpisë dhe pikërisht për ata të dy bëhet fjalë.

Ndërsa banorët vëzhgojnë lëvizjet e njëri-tjetrit, për të gjetur se cilët janë banorët që janë të afërm në jetën e tyre jashtë dhe që kanë hyrë bashkë në BB7, çifti Matilda-Fatjon, mundohen të shfrytëzojnë çdo moment për të shijuar dashurinë e tyre. Kështu Matilda duke qeshur e në mënyrë lozonjare i afrohet Fatjonit. Ajo pasi sigurohet se në dhomën e gjumit nuk ka njeri, i mbyll derën Fatjonit që të mos dalë. Ai e kupton veprimin e saj dhe e puth në buzë. Të dy qeshin, ndërsa më pas dalin nga dhoma e gjumit duke u shtirur sikur nuk kanë folur fare.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Thashetheme ne big brother Empty Re: Thashetheme ne big brother

Sun 9 Mar 2014 - 22:53
O,këto të gjorit si nuk munden të gjejnë emrin e Papa BenediktitXIV EDHE PSE SHUM INFORMACIONE JU KA OFRUAR STAFI I BIG BROTTHER.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thashetheme ne big brother Empty Re: Thashetheme ne big brother

Sun 30 Mar 2014 - 19:33
Juliana: “Çifti është Arditi-Jona”
Thashetheme ne big brother Per-ciftin-30.3.-300x207
Banorët janë shpërndarë në ambiente të ndryshme të shtëpisë së Big Brother. Disa prej tyre ndodhen në sallon, të tjerë në dhomën e gjumit, ndërsa disa të tjerë në oborr, duke biseduar me njëri-tjetrin teksa shijojnë motin me diell.
Fatjoni hedh një ide, duke u munduar të hapë një diskutim mes tyre në lidhje me çiftin tjetër që mund të jetë brenda shtëpisë. Ai thotë se dyshon që Meridiani është çift me Jonën, por mendimin e tij e hedh poshtë menjëherë Juliana, e cila edhe pse Arditi është prezent, merr guximin të thotë që Jona mund të jetë çift me Arditin. “Shko dhe thuaje në dhomën e rrëfimit”, ia kthen Arditi. Ndërsa Enkelejdi e Fatjoni diskutojnë për bonusin që mund të ketë për banorin që do të mund të gjejë çiftin.
Më vonë me ta bashkohen edhe disa banorët të tjerë dhe fillojnë të shkëmbejnë biseda të përgjithshme me njëri-tjetrin.

Ndërsa në dhomën e ndenjes ndodhet Meridiani, Valeri dhe Mikela, të cilët diskutojnë për artistët shqiptarë dhe faktin që nuk vlerësohen aspak nga shteti dhe shoqëria.
Sponsored content

Thashetheme ne big brother Empty Re: Thashetheme ne big brother

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi