Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konkurentet e Big Brother 7 Empty Konkurentet e Big Brother 7

Sun 23 Feb 2014 - 21:50
Valer

Konkurentet e Big Brother 7 VALER-200x300
Valer 28 vjeç
Ka lindur në Malësi të Madhe dhe jeton në Koplik. Ka kryer studimet e larta për mjekësi në Tiranë dhe më pas është kthyer sërish në qytezën e tij, ku ka familjen. Është i martuar dhe ka një djalë 2 vjeç. Prej pak muajsh punon si mjek në zonën e tij. Ka punuar si model dhe fotomodel dhe ka përfaqësuar Shqipërinë para tre vjetësh në Best Model of the World bashkë me të fejuarën e tij. Njëkohësisht në një televizion lokal ka punuar si prezantues. Vazhdon të realizojë foto dhe kalendarë. I pëlqen jeta që bën në malësi dhe dëshiron që nëpërmjet eksperiencës së re, të ketë mundësi të jetë pjesë e botës televizive.



Meridian
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_4-197x300
Meridian 30 vjec
Ka lindur në Shkodër dhe që prej vitit 1995 jeton në Tiranë, së bashku me familjen. Ka vazhduar studimet e larta për inxhinieri, por gjithmonë i ka pëlqyer që të merret me menaxhimin e lokaleve të ndryshme, në zonën e Bllokut. I adhuron kafshët dhe ka një qen dhe një iguana. Në kohën e lirë i pëlqen të luajë futboll me miqtë e tij. Ka dëshirë që të jetë i famshëm, prandaj ka vendosur që të hyjë në shtëpinë e Big Brother Albania 7, edhe pse prindërit dhe e fejuara e tij, me të cilën ka tetë vjet lidhje, nuk janë dakord për këtë vendim të tijin.



Daniela
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_7-197x300
Daniela 28 vjec
Eshtë nga Elbasani, por ka jetuar për 16 vjet në Greqi. Ka studiuar për laborante dentare dhe së fundmi studion edhe për juridik. Familja e saj vazhdon të jetojë ende në Greqi. Familja është një pikë mbështetjeje në çdo hap të jetës së saj. Pasditet i kalon me miqtë, duke pirë një gotë verë, duke shkuar në kinema apo në teatër. Makina i është kthyer në një pasion më vete. Jo vetëm që i shërben si mjet për të lëvizur, por edhe sa herë që ndihet bosh, bën një xhiro me makinë. Për të, kthimi në Shqipëri ka qenë pak i vështirë, por tani është përshtatur më së miri. Të njëjtën gjë shpreson të bëjë edhe brenda shtëpisë së Big Brother Albania 7.



Ardijana
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_3-195x300
Ardijana 34 vjeç
Ka lindur në Gjakovë një familje të madhe. Tani jeton në Prizren me mamin dhe dy motrat e saj ndërkohë që dy motra të tjera të martuara jetojnë po në Kosovë. Muzika është pjesë e pandarë e jetës së saj. Eshtë natyrë shumë e shoqërueshme dhe të gjithë e njohin në qytetin ku jeton. Por miqtë e saj të vërtetë dhe më të dashur janë kolegët e punës, me të cilët punon dhe kalon pjesën me të madhe të kohës.


Mikela
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_5-197x300
Mikela 38 vjec
Jeton në Tiranë dhe ka studiuar për anglisht. Ka punuar për shumë vite në Kosovë dhe pasi është kthyer sërish në Shqipëri, ka punuar në Ministrinë e Integrimit. Gjatë kësaj kohe ka ndjekur pasionet e saj, alpinizmi, ecja në natyrë, udhëtimet dhe së fundmi joga. Ka vendosur të hyjë në Big Brother Albania 7 duke synuar shpërblimin e madh, por edhe për t’u shkëputur nga telefoni, interneti, jeta e përditshme. ka qenë një sfidë që ka kohë që e mendon dhe më në fund iu dha mundësia që ta shijojë.



Fatjon
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_6-199x300
Fatjon 28 vjec
Ka lindur në Novoselë të Vlorës dhe prej shumë vitesh jeton në Itali bashkë me familjen e tij, ku punon në një zyrë postare. Nuk i ka shkëputur lidhjet me vendin e lindjes dhe bashkë me familjen kthehen çdo vit në Novoselë, në shtëpinë e tyre, për të kaluar pushimet. Arsyeja që po merr pjesë në Big Brother Albania 7 është sepse i pëlqen shumë ideja që të mund të fitojë një shumë kaq të madhe parash për një kohë kaq të shkurtër.



Nevila
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_8-199x300
Nevila 20 vjec
Banon në Tiranë, e vetme, sepse e gjitha jeta e saj ka kaluar në fshatin e fëmijëve SOS dhe më pas në komunitetin rinor. Ka mbaruar shkollën e mesme për stilim-rrobaqepësi dhe ka punuar si animatore në aktivitetet për fëmijë. I pëlqen shumë bota e fëmijëve, sidomos bota e tyre. Fshati SOS është vendi ku është rritur edukuar dhe përballur me lloj-lloj eksperiencash. Kësaj here ka vendosur që ta zgjedhë dhe ta jetojë vetë sfidën e saj, të hyjë në Big Brother Albania 7.



Juliana
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_2-197x300
Juliana 23 vjec
Ka lindur në Lezhë dhe ka jetuar 17 vjet në Itali, së bashku me familjen. Aty ka mbaruar një shkollë profesionale për parukeri dhe pas kthimit nga Italia, ka punuar një vit parukiere në Lezhë. Vendlindja e saj i pëlqen, por prej dy vjetësh jeton në Tiranë. Këtu ka krijuar miqësi të reja dhe ndihet më e qetë. Ndërkaq, herë pas here kthehet në qytetin e saj, për të takuar të ëmën, e cila pas divorcit me babanë e Julianës jeton vetëm në Lezhë. Julianës i pëlqen shumë të bëhet modele dhe famën që do t’i dhurojë shtëpia e Big Brother Albania 7 do ta shfrytëzojë pikërisht për këtë qëllim.



Esida
Konkurentet e Big Brother 7 Screenshot_1-197x300
Esida 25 vjec
Screenshot_1Shkollën e mesme e ka kryer në Cërrik, ndërsa të lartën në Tiranë, për kimi ushqimore dhe më pas për juridik. Ka punuar për disa muaj si asistente avokate. Ka një lidhje shumë të fortë me familjen e saj, sidomos me babanë. Ka aftësi shumë të mira komunikuese dhe është natyrë që bën shumë miq. Është natyrë ambicioze dhe në gjendje që të demaskojë këdo, që nuk i ofron miqësi të pastër. Natyra e saj e pabindur është bërë shkak, që shpeshherë të ndihet e pavendosur, por pavarësisht kësaj, gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, të paktën një vendim ka qenë i palëkundur tek Esida: do të ishte me çdo kusht pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania.



Esterina
Konkurentet e Big Brother 7 ESTERINA
Esterina 20 vjeç

Lindur në Elbasan e rritur në Tiranë nga dy gjyshërit e saj. Ka filluar të punojë që 16 vjeç dhe momentalisht punon në një call center. Ëndrra e saj është që të bëhet modele. Eksperiencat e para në fushën e modës i ka pasur në Itali. Në Shqipëri punon herë pas here si modele, por sipas saj, është një punë që nuk mund t’i sigurojë jetesën. Një pjesë e familjes së Esterinës rrjedh nga komuniteti egjiptian dhe shpesh, në familjen e tyre janë rritur me idenë, që nuk janë të aftë të bëjnë asgjë. Por ajo ka filluar të kuptojë, se është e aftë të ndërtojë jetën ashtu siç dëshiron. Po hyn në Big Brother Albania 7 për të provuar atë ndjesi, që vetëm pasarelat mund t’ia japin.



Erald
Konkurentet e Big Brother 7 1902063_10152659902435884_1878222400_n
Erald 24 vjeç
Eshtë nga Durrësi dhe studion në Universitetin e Sporteve në Tiranë, në vitin e fundit. Banon së bashku me familjen dhe punon si instruktor në palestrën që ka hapur së bashku me vëllanë. Përveç sportit, është marrë edhe me modeling, sete fotografimi dhe sfilata. Kohën e lirë pëlqen ta kalojë me miqtë e tij, ndërkohë që një pjesë të mirë të kohës e kalon edhe duke bërë not. Arsyeja që po hyn në shtëpinë e Big Brother Albania 7 është sepse dëshiron të bëhet i famshëm dhe të arrijë televizionin.



Rigels
Konkurentet e Big Brother 7 1901535_10152659934255884_739678084_n
Rigels 28 vjeç

Ka lindur në Pogradec. Gjithë fëmijërinë e ka kaluar në vendlindje. Në 1997-ën familja e tij është larguar për në Amerikë. Aty fillimisht ka bërë punë të ndryshme, në ndihmë të familjes, por më pas, për t’iu përshtatur ambientit të ashpër që gjeti aty, u bë pjesë e disa bandave për disa vite me radhë. Pikërisht në momentin kur vendosi që jeta e tij të merrte një kthesë pozitive, problemet me dokumentet e detyruan që të kthehet përsëri në Shqipëri, duke lënë djalin e tij të vogël, i cili tanimë jeton me të ëmën, nga e cila Rigelsi është divorcuar. Tani jeton në Tiranë, punon, falet pesë herë në ditë dhe shkon çdo javë në xhami.



Jona
Konkurentet e Big Brother 7 JONA
Jona 28 vjeç

Ka lindur dhe jeton në Elbasan me të ëmën. Ka edhe dy motra të tjera, të cilat jetojnë jashtë vendit. Ka mbaruar shkollën për laborante dentare, por nuk e ushtron profesionin për të cilin ka studiuar, sepse ka hapur një biznes të sajin dhe merret me estetikë, modelim thonjsh. I pëlqen shumë të ecë dhe të meditojë. Ka një arsye të veçantë se përse ka vendosur që të hyjë në shtëpinë e Big Brother Albania 7: “Pas dy humbjeve të mëdha të jetës sime, të tretën e dua fitore. Nëpërmjet ekranit do zbuloj karakterin dhe forcën time...”.



Violeta
Konkurentet e Big Brother 7 VIOLETA
Violeta 30 vjeç

Ka lindur në Poloni dhe ka studiuar për stiliste. Në Itali, ku ka jetuar tre vjet, ka punuar si modele. Prej shtatë vjetësh jeton në Shqipëri. I pëlqen shumë jetesa këtu, sepse ka krijuar miq dhe mikesha të mira. Eshtë vajzë e vetme dhe mamaja e saj jeton në Poloni. Babai i ka vdekur. Po hyn në Big Borther Albania 7, pikërisht në kohën kur ka vendosur të marrë disa vendime. Prandaj, pas eksperiencës në shtëpinë e Big Brother Albania 7 dhe pas daljes që andej do të vendosë, nëse do të qëndrojë përgjithmonë në Shqipëri.



Enkelejd
Konkurentet e Big Brother 7 1653359_10152659968115884_739851745_n
Enkelejd 29 vjeç

Jeta e tij është si një udhëtim i gjatë dhe ka ndalur në stacione të ndryshme. Përveç Shqipërisë, prej nga është larguar që në moshën gjashtë vjeç, ka banuar për vite të tëra në Greqi dhe Itali. E megjithatë, jeta larg vendit nuk ka ndikuar që ta harrojë gjuhën shqipe, të cilën ia ka ushqyer shumë edhe i ati, që e nxiste të lexonte libra shqip. Pasioni i tij i madh është kinemaja. Merret me sporte të ndryshme, si noti, tenisi, biçikleta. Big Brother Albania 7 është për momentin stacioni i tij i fundit.



Matilda
Konkurentet e Big Brother 7 MATILDA
Matilda 24 vjeç

Ka lindur në Tiranë dhe është larguar për në Korfuz të Greqisë që në moshën 3 vjeç. Jeton aty bashkë me familjen e saj. Ka mbaruar shkollën për parukiere dhe punon prej disa vitesh në këtë profesion. I pëlqen të kthehet herë pas here në Shqipëri, sidomos në Vlorë, që është edhe vendlindja e babait të saj. Pavarësisht se ka ikur që e vogël, ka shumë nostalgji për vendlindjen, sidomos për gjuhën shqipe.



Ardit
Konkurentet e Big Brother 7 ARDIT
Ardit 26 vjeç

Ka lindur në Shkodër. Në vitin 1997 është larguar me familjen në Greqi dhe aty është marrë me menaxhim lokalesh. Të njëjtën punë vazhdoi të bënte edhe pas kthimit nga Italia, fillimisht në Shkodër e tani në Tiranë. Ky që menaxhon së fundmi është i katërti lokal, ku luan edhe si DJ. Edhe pse jeton në Tiranë, kthehet shumë shpesh në Shkodër, ku ka miqtë dhe familjarët. Po hyn në Big Brother Albania 7, që të fitojë njohje, e cila do ta ndihmojë më pas, që të bëhet DJ i famshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi