Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Murat Çakmak: Teknologjia nuk është më një luks, por domosdoshmëri Empty Murat Çakmak: Teknologjia nuk është më një luks, por domosdoshmëri

Fri 15 Jun 2012 - 2:26
Murat Çakmak: Teknologjia nuk është më një luks, por domosdoshmëri Murat-cakmak-noaFlet Murat Çakmak, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe njëherazi Drejtori i GrupitTeknik, “ALBtelecom” dhe “Eagle Mobile”

Cilat janë investimet kryesore që ju keni bërë në tregun shqiptar, të cilët sollën zhvillimin e një trendi ose adaptimin e teknologjisë?

ALBtelecom vitin e kaluar, nisi një nga projektet më të madhe dhe investimet më serioze për ndryshimin e rrjetit ekzistues dhe përshtatjen e tij me teknologjinë NGN (Next Generation Network). Në sajë të këtyre investimeve brenda vitit 2012, ne do të kemi një prezencë të ALBtelecom në rreth 1000 pika shërbimi në të gjithë Shqipërinë. Nga investimeve voluminoze për transformimin tërësor i rrjetit në teknologjinë më të fundit të aplikueshme dhe zgjerimin e tij në të gjithë territorin, ne do të jemi shumë më afër konsumatorëve. Përveç faktit se do të jemi shumë më afër konsumatorëve ne do të jemi në gjendje të ofrojmë shërbime me cilësisë shumë më të mirë dhe shpejtësi më të lartë. Në brendësi të këtyre pikave të shërbimit në të gjithë territorin e vendit, ne po ofrojmë shërbime të teknologjive të reja si ADSL2+, VDSL, SHDSL dhe xPON. Me finalizimin e këtij investimi, ne do të jemi një nga operatorët e parë që ka migruar rrjetin e saj drejt teknologjisë NGN. Përtej kësaj tashmë po nisim zbatimin e teknologjisë së fundit, e cila quhet IMS (IP Multimedia Subsystem). Kjo teknologji do të ofrojë shërbime më të fundit IP njëkohësisht si për abonentët e telefonisë fikse ashtu dhe për abonentët e telefonisë së lëvizshme. Shërbimi i ADSL2+, ofron mundësinë e shërbimit të internetit deri në 24Mbps, ndërsa shërbimi i VDSL mund të ofrojë një kapacitet deri në 100 Mbps. Shpejtësi të tilla mund të konsiderohen mjaft të larta për përdoruesit mesatarë. Ne jemi duke zgjeruar dhe përmirësuar çdo ditë rrjetin tonë të fibrave optike. Shumë konsumatorë preferojnë shërbimin e internetit të dedikuar me fibër optike. Ata do të kenë mundësi ta marrin këtë shërbimin përmes teknologjisë EPOK ose GPO. Aplikimi i teknologjisë IMS shumë shpejt do t’u mundosojë abonentëve tanë marrjen e shërbimit të thirrjeve video dhe mesazheve.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Në fakt, do të dëshiroja t’i rendisja, por ato nuk do të ishin më surprizë për konsumatorin. Të gjithë tashmë janë përfshirë nga dëshira dhe nevoja për të jetuar më shumë me teknologjinë, që në thelb i ndihmon të gjithë të lehtësojnë jetën e tyre. Teknologjia nuk është më një luks, por domosdoshmëri për zgjedhjen e punëve të përdtishme. Për këtë arsye, jemi të fokusuar dhe po punojmë. Përdoruesit nuk duhet të hezitojnë të provojnë. Teknologjia nuk është më një mollë e ndaluar. /Revista "Monitor"/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi