Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Madonna fërshëllehet në San Siro Empty Madonna fërshëllehet në San Siro

Fri 15 Jun 2012 - 12:27
Madonna fërshëllehet në San Siro Madonna1-300x225
MILANO – Madonna është pritur me fërshëllima në stadiumin San Siro të Milanos në Itali. O sepse muzika në sfond e kishte ndezur ca më parë publikun, o ngaqë Madonna është mësuar të vonohet e ta bëjë publiku të presë nëpër koncerte. Por publiku i San Siros nuk duroi më. Një parantezë prej më se një ore, e cila ia humbi atij durimin dhe e bëri të prishë paqen me divën me origjinë edhe italiane. Kur sapo ajo u shfaq në skenë nisën fërshëllimat. Por më pas gjithçka ndryshoi, kur Madonna përshendeti dhe falenderoi italianët që ‘do it better’ (dinë ta bëjnë më mirë). E thotë këtë me një sens pervers, duke hapur këmbët, e duke buzëqeshur. Duke menduar ndoshta, se si e njëjta frazë, e shkruar në bluzën e saj në vitet ’80, përbënte skandal.

Koncerti live i 54-vjeçares për publikun milanez u shoqërua nga një artileri e rëndë skenike me efekte të forta, kostumografi dhe skenë të ndërtuara mes së shkuarës dhe të ardhmes, mes dansit dhe interpretimeve të reja të zërit të saj.

(M.A.)Madonna fërshëllehet në San Siro Madonna_2247089k2Madonna fërshëllehet në San Siro Madonna_tel_aviv_012Madonna fërshëllehet në San Siro Madonna_tel_aviv_021Madonna fërshëllehet në San Siro Madonna_tel_aviv_031Madonna fërshëllehet në San Siro Madonna_tel_aviv_061
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi