- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Historiku i Kanunit të Labërisë
Fri 15 Jun 2012 - 12:33
Persa i perket veprimit ne hapesire te Kanunit te Laberise, mund te thuhet me siguri se ai zbatohej ne fshatrat e Vlores, ne Himare, ne Bregdet ne teresi, ne Kurvelesh, ne Rrezome, ne Kardhiq, ne Rreze te Tepelenes e kudo ku banojne bashkesi labe, si dhe ne Mallakaster e ne shkalle me te kufizuar ne gjirokaster e Delvine.
Nuk quhesh kudo njesoj: Ne Toskeri (qe nga Korca e deri ne Permet) e quanin ‘Kanuni i Adetit’ ne Cameri e quanin shkurtazi ‘Adeti’, vetem ne Laberi (Lumi i Vlores, Himare e Kurvelesh) e quanin ‘Kanuni i Papa Zhulit’ dhe me shpesh, ‘Kanuni i Idriz Sulit’.
Per ngjashmerine e vlerave morale dhe te parimee juridike te se drejtes zakonore shqiptare te tij me ato te grekeve te vjeter, te pershkruara ne Iliaden e Homerit dhe te Sofokliu, Eskili etj. kane shkruar shume studiues te huaj qe nga gjysma e shek.te 19.Edhe ne kohet e tanishme studiuesi nga Japonia e larget prof.Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bere hulumtime te posacme per problemet e etikes te Kodit zakonor (Kanunit) Shqipetar ne planin krahasues, shpreh mendimin se: ”Edhe struktura etike e shoqerise Homerike e perbere nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja duket se i perket kategorise etike te nje shoqerie pa autoritet shteteror, perfaqesuar me se miri nga struktura etike e Kanunit”.
Ky opinion i autorit te paanshem japonez, a rendesi per te treguar lashtesine e popullit shqiptar, bashkekohese me ate te grekeve te vjeter.Keto pikepamje shpreh edhe autori austriak Valter Peinsipp.
Krijuesi i normave te Kanunit eshte vete populli i Laberise me mencurine e tij.Pleqte e zakonit, nepermjet zgjidhjes se ceshtjeve, mosmarreveshjeve a konflikteve te ndryshme, ose u referoheshin zakoneve te meparme ose vendosnin nje norme te re.
Ne laberi jane zhvilluar mjaft kuvende te rendesishme qe njihen ne historine e popullit shqiptar, si i Himares (shek.XV), Kuvendi i Progonatit (1846), Kuvendi i Mesapikut (1847) dhe kuvende te tjere.
Origjina e normave te se drejtes zakonore mbare shqipetare, perfshire ate te Laberise, i perket lashtesise, para pushtimit romak, qe nga iliret (shek.IV-I para eres re).
Sipas Shtjefen Gjecovit emri i se drejtes zakonore te shqipetaret e Shqiperise se jugut lidhet me emrin e Pirros mbretit te Epirit. Krahu qe i afrohet Gjirokastres thone: “Me ba kuvënd mbas Kanunit të Pirrit” mbretit te Epirit.
E drejta zakonore e Laberise ndonese ka origjine qe nga lashtesia, gojedhena popullore ja atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati (shek.XI), i cili flitet se ka qene prift edhe si prijes i Kurveleshit i njohur nga normanet gjate pushtimit te tyre (1081). Eshte interesant fakti se gojedhene per Papa Zhulin ne Laberi, ka shume ngjashmeri me ate ne malesine e Veriut, qe i atribuon Kanunin mesjetar Leke Dukagjinit, apo Kanuni i Skenderbeut.
Ne vitin 1492, Porta e Larte, i njohu zyrtarisht Himares, si kryeqender e kryengritjeve te Laberise kunder pushtuesit osman, venomet e saj, te drejten per t’u veteqeverisur me normat juridike te saj. Himara, ne shekujt XV dhe XVI perfshinte bregun e detit deri ne Butrint dhe gjithe pothuaj Laberine e sotme. Nga dokumente te mevoneshme del se ne Himare benin pjese fshatrat e Tepelenes, te Kurveleshit, Kudhesit, Smokthina, Mesapikut, Dukati, Tragjasi, etj. Shtegetaret angleze qe kane vizituar Himaren ne shek. XVII, K.Liku, E.Liri, J.Hobhaus etj shkruajne per nje kod zakonor te forte qe vepronte ne Himare. Dhe vetem ne gjysmen e pare te shek.XIX Himara u kufizua ne shtate fshatrat e njohura te Bregdetit: Himare, Qeparo, Kudhes, Vuno, Pilur, Dhermi dhe Palase.Njohja e venomeve vazhdoi edhe kur filluan te zbatoheshin reformat e Tanzimatit (1839).
Me vone gojedhena popullore njeh Gjokuten nga Kuçi si ligjvenes, qe mendohet se ka jetuar ne mesjete (1615).
Ndryshime ne te drejten zakonore te Laberise njihen ne shekujt XVIII-XX-te.Sipas gojedhenes popullore ketu mund te permenden Kuvendi i burrave, i mbledhur ne Senice (Delvine) ne shek.XVII me perfaqesues nga delvina, Zhulati, Filati, Smokthina, Himara, Vunoi, Qeparoi, Borshi, Shevasija, Nivica, Tatzati, Kalasa, Kardhiqi, Lukova, e deri nga Lunxheria.
Kenga popullore thote:
Gjemon vendi nga oshtima
Vijne kalores, vijne trima
Nga Himara, nga Smokthina
Nga Labova, nga Delvina…
Fakti qe Kuvendi u mbajt ne nje fshat qe i perkiste besimit kristian me pjesemarren e gjere edhe te perfaqesuesve nga shume fshatra qe ishin kthyer ne shekullin XVII-XVIII ne besim mysliman, ishte me rendesi politike kombetare.
Ai deshmoi per tolerancen e madhe fetare qe ekzistonte ne Laberi qe ne shek.XVIII dhe njekohesisht per qendrimin e vendosur patriotik te popullit ne mbrojtje te zakoneve e te traditave te tij.
Me guxim e vendosmeri ai perballoi politiken shtypese te pushtuesve osmane, propaganden, presionet e intrigat e Patriarkanes se Stambollit, politiken nacionaliste, ekstremiste te shovinisteve fqinje e te kishes ortodokse greke, per te percare e prishe harmonine fetare per bashkejetese te banoreve te ketyre krahinave.
Pikerisht per keto arsye marrjen e vendimit te perbashket te Kuvendit populli e quajti: “Ne Senice u be palcimi” dmth. pajtimi, bashkimi.
Mbeshtetur ne realietin shqiptar Faik Konica shprehet se: “ne Shqiperi ka ekzistuar toleranca fetare dhe eshte i vetmi vend i Europes, ku nuk ka pasur luftera fetare”.
Perseri sipas gojedhenes popullore Kuvendi i dyte i madh me rendesi te vecante historike per te drejten zakonore te Laberise u mbajt ne shek.XVIII ne Zhulat, te rrapi i Agait, poshte qafes se Taronines, nen drejtimin e burrit te shquar te zakonit dhe agait Idriz Sullit.
Ne kete Kuvend moren pjese burra te dalluar zakoni nga Kurveleshi, Himara, Bregdeti ne teresi, Rrezoma, Smokthina, Delvina, Labova, Tepelena e deri nga Mallakastra si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Celo Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Ali Hormova, Lab Duka, Sheh Alia, Xhafer Demua, Rrapo Hekali (Mallakastra) e shume te tjere.
Kjo ngjarje e madhe ishte deshmi tjeter e gjalle e bashkimit dhe e vellazerimit te njerezve, burrave te zakonit qe i perkisnin besimit, kristian e mysliman per mbrojtjen dhe reformimin e se drejtes zakonore ne Laberi, e perjetesuar ne kengen popullore:
“U thote Idriz Agai:
Mbani vesh o kapedane
Dhe ju o bejlere e agallare
Te madhe ju bej rixhane (lutjen)
Te lidhim mire ixhane (pajtimin)”
Kuvendi i burrave beri shtesa te ndryshme ne Kanunin e vjeter, duke pranuar norma te reja, te cilat u njohen me emrin “Shartet e Idriz Sullit”.
Nder ndryshimet me te rendesishme mund te permenden:
Zgjerimi e forcimi i prones private, prirja per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, posacerisht te gruas, duke i njohur te drejten per te punuar jashte shtepise bashke me burrat. Per kete dha shembullin i pari vete agai Idriz Sulli.
Deri ne ate kohe grate e agrallareve, nen ndikimin e sheriatit, qendronin te mbyllura brenda dhe mbulonin fytyren me perçe ne disa zona.
Norme tjeter e re ishte ajo e ndarjes se gruas, pa sjelle si pasoje vrasjen.Dhe per kete dha shembull personal Idriz Sulli, i cili i tha dhenderrit se mund ta ndante vajzen e tij dhe nuk do te prekej (vritej). Ngjarja keshtu u zhvillua. Idrizi nuk e vrau.
Laberia, jo vetem ka qene çerdhe luftetaresh trima, por ajo eshte dalluar edhe per njerez te urte, te mençur,pleq zakoni, interpretues e zbatues te mirenjohur te normave te se drejtes zakonore.
Kanuni i Laberise – Prof.dr. Ismet Elezi
Mallakastrioti – YouTube
Kuriozitete & Enigma (c) 2012

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi