Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Incidenti i çimentos Empty Incidenti i çimentos

Fri 15 Jun 2012 - 22:41
Incidenti i çimentos Emin-gerbeshiFakti që i takon një partie të koalicionit qeverisës dhe nga e njëjta forcë së cilës i takon Ministria e Tregtisë, kjo nuk e pengon deputetin e Aleancës Kosova e Re, Emin Gërbeshi që t’i vihet kundër qeverisë kur bëhet fjalë për krijimin e një tregu të përbashkët midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Një ditë më parë, në seancën e Kuvendit ai e kritikoi ashpër bashkëpartiaken e tij, ministren e Tregtisë Mimoza Kusari Lila, për vendimin i cili bllokon importin e çimentos shqiptare.

“Nëse ministrja nuk e tërheq vendimin, ne do iniciojmë shkarkimin e saj. Nuk kemi mundësi ta bëjmë të vetëm këtë, por do të bëjmë presion. Fillimisht mendojmë ta thërrasim në interpelancë për këtë çështje”, deklaron Gërbeshi.

Ai tregon se ka nisur takimet

me deputetët e partive të tjera për ta thirrur në interpelancë ministren, por edhe për të nxjerrë një mocion i cili do të kishte për rezultat krjimin e një tregu të përbashkët mes dy shteteve.

“Ne duhet të ndërtojmë një treg unik Shqipëri-Kosovë, ku mallrat e dy vendeve të shiten si mallra vendore dhe jo si mallra të veçanta. Ne do paraqesim në Parlament një mocion për një treg unik. Kemi mbështetjen e disa deputetëve që mund të japin konsensusin e tyre. Hapi i dytë do të jetë bisedimi me deputetët e Shqipërisë”, thotë Gërbeshi.

Por gjasat për ta shkarkuar ministren Kusari Lila, apo anuluar vendimin janë të vogla. Burime të tjera partiake thonë se vendimi është me bazë të fortë ligjore dhe se ai është marrë në konsultim me kryeministrin Hashim Thaçi.

Sidoqoftë, në iniciativën e tij deptuteti Gërbeshi nuk është vetëm. Shefja e grupit parlamentar të AKR-së, Myzejene Selmani është shprehur shkurt nëpërmjet telefonit se vendimi duhet të rishikohet dhe për këtë çështje është në dijeni ministrja Kusari. Ndërkaq, kundër vendimit të ministrisë ka dalë edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Shaip Muja.

tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi