Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Qafë Kërrabë, autobusi bie në greminë, rreth 30 të plagosur Empty Qafë Kërrabë, autobusi bie në greminë, rreth 30 të plagosur

Sat 16 Jun 2012 - 17:32
Qafë Kërrabë, autobusi bie në greminë, rreth 30 të plagosur 55456TIRANE -
Një autobus me rreth 30 pasagjerë ka dalë nga rruga duke rënë në një
greminë rreth 10 metra, në Qafën e Kërrabës, në aksin Tiranë- Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40, në vendin e njohur si “Qershitë”, ndërsa autobusi udhëtonte nga Tirana drejt Librazhdit.

Autoritetet konfirmuan se nuk ka viktima, ndërsa të gjithë pasagjerët kanë marrë plagë të shumta në trup.
Autobusi
trasportonte drejt Librazhdit aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët
morën pjesë në një manifestim të AK-së, që u zhvillua në mesditë në
kryeqytet.

Burime të policisë bëjnë të ditur se një mjet tip
Land Rover, me targa të Tiranës, i ka prerë rrugën autobusit, i cili në
tentativë për të shmangur përplasjen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar
në greminë.

Sipas policisë, të gjithë pasagjerët janë
transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre,
Artan Kojku, ka marrë plagë të rënda.
Mësohet se Kojku është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi