Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Paul McCartney, sot 70 vjeç Empty Paul McCartney, sot 70 vjeç

Sun 17 Jun 2012 - 18:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Paul McCartney, sot 70 vjeç PaullllLIVERPOOL – Paul McCartney mbush sot 70 vjeç. Ditëlindje që e feston në Liverpool. Baroni i rock-ut, pas 55 vjetëve karrierë dhe 41 albumeve, është sot këngëtari më i pasur i botës , sipas “Forbes”, me 660 milionë dollarë. Pas takimit me John Lennon, në një festë në vitin 1957, i dha jetë shpikjes muzikore më të famshme të shek. XX, grupit Beatles. I kompletuar nga Ringo Star dhe George Harrison, për 13 vjet deri në 1970, vitin e shpërbërjes, ata publikuan 24 këngë të veçanta dhe 13 albume. Në mars të 1969, McCartney u martua me fotografen amerikane Linda Eastman, e divorcuar dhe me një vajzë, e cila i dha edhe tre fëmijë të tjerë. Nga viti 1970, Paul nis karrierën si solist, duke marrë kënaqësi të mëdha. Në 17 prill 1998, gruaja e tij, Linda, vdes nga kanceri. Vegjeterian, aktor, piktor, aktivist për zhdukjen e varfërisë në botën e tretë, për të drejtat e kafshëve dhe për edukimin muzikor në shkolla, Paul McCartney u rimartua në 2002 me ish-modelen uloke, Heather Mills, nga e cila u divorzua në 2006 me pasoja gjyqësore për ndarjen e pasurisë së madhe dhe për kujdestarinë e bijës së tyre të vetme. Është martuar vitin e kaluar me stilisten, Nancy Shevell.

(M.A.)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi