- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
‘Unë, Obama i ardhshëm i Shqipërisë’
Mon 18 Jun 2012 - 21:06
Eglantina Bardhi Ndihet i barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tij dhe asgjë nuk do ta pengojë të arrijë ëndrrën më të madhe të tij. Qëllimi dhe misioni më i rëndësishëm i jetë së tij, për të cilën edhe ka filluar të punojë, është që të përfaqësojë komunitetin e tij rom në vendimmarrje politike. Danjel Hyseni, është 20 vjeç nga Korça dhe e pranon më krenari se është rom, sepse beson se në këtë komunitet përveç problematikave ka edhe shumë vlera që shumica e të bardhëve apo gaxhinjve (siç i quan ai) nuk i dinë.Madje Danjeli është i pari rom, i cili drejton një emision në gjuhën rome në një nga televizionet e Korçës. Ai rrëfen për jetën dhe prioritet që ka për të ardhmen.
Politika
“Komuniteti rom kurrë nuk ka pasur një përfaqësues në politikë edhe pse votat e tyre kanë ndikuar që shumë deputet të ulen në karriget e parlamentit dhe këta të fundit të mos e vendosin ujin në zjarr kurrë për hallet e tyre. Shpresoj që të vij shpejt koha që dhe ne të kemi përfaqësuesin tonë”, -thotë Danjeli. Pikërisht, për këtë qëllim pas përfundimit të Fakultetit të Frëngjishtes në Universitetin e Korçës, ai thekson se do të vazhdojë master për Shkenca Politike. Madje, ai thekson se aktualisht po ndjek kurse trajnimi në Akademinë Politike të iniciuar nga Fondacioni SOROS në mënyrë që të marrë sa më shumë informacione rreth politikës dhe vendimmarrjes. “Ëndrra ime është që të bëhem politikan. Por, mendoj se frika më e madhe për këtë pengesë do të jetë pikërisht nga komuniteti im. Ata nuk dinë dhe votën e japin për të parin kandidat që ua kërkon përkundrejt shumave qesharake. Janë të varfër dhe mund të blihen shumë lehtë. Nuk i paragjykoj aspak, por vetëm shpresoj që edhe ata të reflektojnë dhe të mbështesin njerëzit e tyre. Madje ata janë sfida ime kryesore”, – pohon Danjeli, duke shtuar se ndjen keqardhje për kandidatin rom, i cili hubi vjet në zgjedhjet për anëtar të këshillit bashkiak. Ai mendon se nëse do ta kishte mbështetur vet komuniteti i tyre, ai do të fitonte.
Media
Danjeli është shumë i lidhur me mediat dhe informohet në lidhje me gjithçka. Madje ai thekson se televizioni lokal i Korçës ka një emision apostafat për komunitetin rom. “Në këtë emision jep lajme dhe informacione në shqip dhe në romisht dhe jam gazetar për gjuhën rome. Në këtë emision trajtohen problematikat e komunitetit rom, por në fakt edhe vlerat e komunitetet tonë sepse ne kemi edhe vlera si; gjuhën , kulturën, ritet tona, etj. Thelbi i emisionit është të na njohin pastaj të na paragjykojnë”,- pohon Danjeli, duke shtuar se është krijuar një koncept tek njerëzit që romët janë të pisët, janë injorant, jetojnë vetëm në barake. Por, sipas tij duhet të dinë se ka edhe romët që kanë vlera dhe janë intelektual. “Në qytetin tim ka një mjek rom, i cili punon në spitalin e Korçës, ndërsa në Pgradec ka edhe një mësues”, pohon ai.
I rritur mes gaxhinjve
Danjeli është rritur, ka luajtur dhe kë mësuar gjithmonë me të bardhët në një lagje të qytetit të Korçës. Ai ka kujtime të bukura dhe thekson se nuk është ndier kurrë i paragjykuar nga moshatarët e tij. E ndërsa është rritur me prindër rom, ai pohon se kurrë nuk e kuptonte se përse prindërit e tij nuk flisnin kurrë gjuhën rome edhe pse e njihnin shumë mirë.
“Në fakt deri kur arrita në fakultet nuk e kam ditur gjuhën rome sepse prindërit nuk e flisnin kurrë. Kur isha i vogël, kjo nuk më bënte përshtypje, por kur u rrita e ndjeva obligim se duhet ta mësoja gjuhën time. Madje universitetin e fitova për Frëngjisht këtu në Tiranë, por pasi mbarova vitin e parë kërkova transferim në qytetin tim”, -pohon Danjeli. Më pas ai tregon se i vuri qëllim vetes ta mësonte gjuhën rome dhe ia arriti për një vit. “Ne kemi abetaren tonë dhe alfabetin tonë. E mësova gjuhën e nënës me të gjitha detajet me lexim dhe me shkrim dhe tani jam krenar që gjuha ime dëgjohet në një emision televiziv”, -pohon Danjel Hyseni.
Jeta
Danjel Hyseni
Mosha: 20 vjeç
Student për degën Frëngjisht
Punon gazetar i gjuhës rome në një televizion në
Korçë
Hobi: Të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë për të mbështetur komunitetin rom

- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Re: ‘Unë, Obama i ardhshëm i Shqipërisë’
Tue 19 Jun 2012 - 0:48
Hajde se i Duhet Shqiprise i Obama 2.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi