- IstogaliKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 1173
Hobi : Futbollii
Vendndodhja : Istog
Anetaresuar : 22/11/2011
Spanja dhe Italia, çerekfinaliste
Mon 18 Jun 2012 - 22:53
Spanja dhe Italia janë çerekfinalistet e “Euro 2012 nga grupi C. Italia ka mundur Irlandën në Poznan, me rezultat 2:0, me golat e Kasanos (40’) dhe të Balotellit (90’), ndërsa në Gdansk, Kroacia humbi nga Spanja me rezultat 1:0, me golin e shënuar fare në fund të ndeshjes, më saktësisht në minutën 88 nga Navas. Kroacia, praktikisht pësoi, kur më nuk u e pati vëmendjen fare te mbrojtja, por i gjithë ekipi mendonte si të shënojnë golin që do t’i shpinte tutje në garën e “Euro 2012”.Ndeshja Kroaci-Spanjë tregoi se nuk ishte asgjë e vërtetë nga gjithë ato thashetheme që qarkulluan jo vetëm në opinionin italian për gjoja dyshimet se Kroacia e Spanja mund të luajnë baras 2:2 dhe të dyja bashkë të kalojnë në çerekfinale. Ky rezultat do të bënte që Italia të eliminohej, edhe nëse triumfon ndaj Irlandës, qoftë edhe me 10 gola dallim.
Kroatët nuk kursyen asgjë për të shënuar, patën edhe raste të mira, sidomos në pjesën e dytë, por spanjollët ditën ta menaxhojnë lojën në mbrojtje dhe në mesin e fushës, të ruajnë rezultatin baras që i dërgonte të sigurt ata në çerekfinale, dhe kohë pas kohe në kundërsulme të rrezikojnë seriozisht portën e kroatëve.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi