Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Katalunja kërcënon me shkëputje nga Spanja Empty Katalunja kërcënon me shkëputje nga Spanja

Sat 22 Sep 2012 - 18:00
Katalunja kërcënon me shkëputje nga Spanja Katalunja

Pas mungesës së një marrëveshjeje me qeverinë qendrore në Madrid për pakon fiskale, rajoni i Katalunjës ka kërcënuar me shkëputje dhe shpalljen e njëanëshme të pavarësisë.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale katalanase, Francesc Homs deklaroi se dy janë opsionet; Spanja të qendrojë sic është, dmth Madridi të bjerë dakort me pakon fiskale të rajonit, ose të nisë një rrugë e re për të gjithë.

“Qendrojmë kështu sic jemi ose ndërmarrim rrugë të reja, secili të veten. Rrugë e re për të gjithë, një rrugë që të con drejt pavarësisë së rajonit, pavarësi qoftë nëpërmjet një referendumi popullor, qoftë me një deklaratë të njëanëshme të pavarësisë të votuar nga parlamenti katalanas”, tha Homs.

Katalunja ndodhet në një situatë të vështirë financiare, po ashtu edhe qeveria qendrore spanjolle që në muajt e verës u detyrua të shtrijë dorën për ndihmë drejt Bashkimit Europian. Bisedimet mes qeverisë qendrore dhe asaj rajonale për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët dështuan. Zyrtarët katalanas deklaruan se ç’kuptim kishte qendrimi në një shtet kur refuzohet ndihma?

/top-channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi