- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Ami në regjim shtrati prej shtatzënisë, nuk prezanton dot finalen
Tue 19 Jun 2012 - 13:10
Nuk do ta kishte menduar ndonjëherë që një “show televiziv”, që e bën me aq dëshirë, të mos kishte mundësi ta finalizojë ajo vetë për shkak të një problemi shëndetësor kalimtar. Por si gjithmonë, pas një të keqeje vjen një e mirë. Dhe natyrisht që e mira në këtë rast nuk mund të krahasohet me humbjen e një finaleje, kur bëhet fjalë për sjelljen në jetë të një fëmije. Ami Toska mungoi të enjten në mbrëmje në ekranin e “Vizion Plus”, në natën finale të spektaklit “Dancing with the stars”, ku gara ishte më e fortë dhe tensioni më i madh se çdo herë tjetër. Personazhet VIP synonin kupën, vlera e së cilës këtë vit është një apartament në Tiranë. Trofeun e fitoi këngëtarja Elvana Gjata, ndërkohë që prezantimin dhe të gjithë ceremonialin e dhënies së çmimit e mbajti mbi shpatulla Ermal Mamaqi, partneri i Amit në këtë show, dhe në jetë. Ndaj mungesa e saj në finale ishte impenjative për Ermalin. Nga goldroom-i, këtë të enjte ai kaloi në skenën e madhe në vend të Amit, e cila për shkak të disa shqetësimeve shëndetësore të shtatzënisë, u gjykua nga mjeku i saj se duhet të qëndronte në regjim shtrati për disa ditë, periudhë e mjaftueshme për t’u normalizuar, derisa të mbushë tre muajt e parë të shtatzënisë së saj të parë. Ami është ndier në gjendje normale deri në fillim të javës dhe ka vazhduar punën rregullisht me përgatitjet për natën finale të “Dancing with the stars”, por një ditë para show-t ka ndier shqetësimet e para. “Ishte një javë që nisi shumë normalisht për mua, pasi përfunduam një xhirim të martën. Të mërkurën vijova të shkoja në prova, por pikërisht atë ditë ndjeva disa shqetësime të vogla që më detyruan të shkoja për një vizitë tek mjeku që po ndjek shtatzëninë time. Pas një konsulte, ai e gjykoi të domosdoshme që duhet të qëndroja në regjim shtrati deri në normalizimin e situatës, regjim që më duhet ta ndjek për disa ditë”, tregon ajo. Ami sqaron se “gjithsesi nuk mund të konsiderohet ky një problem madhor, pasi janë veç probleme që hasen shpesh në fillimet e një shtatzënie, dhe vendimi për të mbajtur regjim u mendua i arsyeshëm nga mjeku për të shmangur ndonjë problem serioz të mëvonshëm. Tashmë jam mirë, rreziku ka kaluar dhe kjo situatë konsiderohet një gjendje kalimtare regjim shtrati derisa të mbush tre muajt e parë të shtatzënisë dhe, që për fat të keq, më duhet ta mbaja dy ditët e provave gjenerale para shfaqjes, duke mos mundur të prezantoj finalen”, thotë ajo.
Ami: Ndihemi si në ëndërr për fëmijën Dhe pas shumë lajmeve të rreme të botuara në gazeta për një shtatzëni të Amit, tashmë është momenti i së vërtetës. Moderatorja e njohur dhe aktori i “The SHBLSH-ave”, Ermali Mamaqi, pas një viti që kanë lidhur martesë, presin të bëhen prindër për herë të parë. “Ndihemi si në qiellin e shtatë, ende si në një ëndërr në pritje të fëmijës sonë të parë”, thotë Ami. Në lidhje me dëshirën që kanë nëse duan një djalë apo një vajzë, ajo pohon se “të dy dëshirojmë vajzë, por është ende herët për të folur për gjininë e bebes, pasi tani për tani të dy urojmë thjesht të kalojnë me sukses tre muajt e parë të shtatzënisë , dhe pastaj të mendojmë pse jo edhe për emrin e bebes”. Në lidhje me pushimet pas mbylljes së sezonit televiziv, Ami pohoi se kishim bërë plane për pushime, po tani për tani planet na ndryshuan, kështu që duke parë e duke bërë. Këtë periudhë më duhet të kaloj kohë në shtëpi në qetësi dhe relaks të plotë”, thekson ajo.
DWS: Asnjë moderatore në vend të Amit nuk u diskutua
Përshëndetja që Ermali i bëri Amit nga skena e “DWS”, ishte ajo e një bashkëshorti që tashmë i qëndron afër dhe kujdeset për shëndetin e saj. “Pa dyshim që Ermali po kujdeset shumë për mua në shtëpi, pasi si të gjithë burrat në këto raste edhe Ermali është bërë më i ndjeshëm”, tregon Ami. Gjithsesi, ajo e ndoqi nga shtëpia Ermalin në transmetim, ndërsa ai mori përsipër të gjithë prezantimin e finales së show-t. “Më erdhi keq që nuk munda dot të jem në finale, pasi e gjithë e bukura e një projekti të madh televiziv është finalizimi. Por përpara shëndetit që është një çështje madhore në jetë, nuk ia vlen të mendoj për këto kënaqësi të vogla”, thotë Ami. “Nga ana tjetër, më erdhi mirë që Ermali e prezantoi shumë mirë dhe i vetëm DWS, pasi spektaklin munda ta ndiqja me vëmendje nga shtëpia”. Edhe pse Ami vendosi të hiqte dorë nga finalja një ditë para show-t, produksioni nuk mendoi asnjë emër tjetër për të zëvendësuar Amin në finalen e DWS. “Uroj që t’i kaloj këta muaj me sukses, dhe pa dyshim që do jem në ekran sezonin tjetër”, përfundon Ami.
KLOTILDA HARKA

- “Plas” mes artistësh, Adrian Gaxha-Flori Mumajesit: “Ma të bukur ki me qit prej b*** se sa prej gojë
- Frika vjen prej mendjes apo prej zemrës?
- Shtrati më antik në botë
- Aventurat e Olsit në Tailandë: Zgjohem nga shtrati çdo ditë me 3 femra
- Aventurat e Olsit në Tailandë: Zgjohem nga shtrati çdo ditë me 3 femra
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi