Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion Empty Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion

Wed 20 Jun 2012 - 16:25
Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion Depresiv-300x204Britani e Madhe - Frojdi kishte të drejtë: ndjenja e fajit qëndron në bazë të depresionit. Hipoteza e psikologut të famshëm është konfirmuar nga një ekip neuro-psikiatrish të “Manchester University”, të cilët kanë arritur të tregojnë fal rezonancës magnetike cerebrale, që tek personat depresivë, edhe gjatë fazës së shëndetshme, truri i tyre funksionon ndryshe nga personat normalë.

Studimi është publikuar në “Archives of General Psychiatry”. Shkencëtarët kanë provuar në praktikë se si funksionon mekanizmi i “largimit” të traumave në personat depresivë. Sidomos në ata me nivel të lartë të urrejtjes ndaj vetes, dy zona të trurit duket se funksionojnë “për hesap të tyre”, pa u koordinuar me njëra-tjetrën.

Këta janë qarku lambik, një seri strukturash nervore, ku përpunohen emocionet dhe korteksi temporar anterior i djathtë, që kujton dhe analizon situatat sociale. Sipas teorive frojdiane, në korteksin temporal merren plagët psikologjike që një person depresiv mban larg qarkut të emocioneve. Neuro-psikiatrwt anglezë kanë fotografuar zonat e përfshira në procesin konjuktiv të trurit të 25 personave me histori depresioni, duke i krahasuar me ato të 22 personave që nuk kanë pasur kurrë simptoma të këtij lloji. Në këtë mënyrë kanë përcaktuar përpunimin “jo sintonik” të dy pjesëve të trurit në pjesën më të madhe të depresivëve. /M.A./

Burimi:Shekulli
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion Empty Re: Frojdi kishte të drejtë: Vetëfajësimi çon në depresion

Wed 20 Jun 2012 - 16:31
Eh burre i mencur ky,ka ditur cte thote...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi