Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Po, ia preva kokën dhe nuk ndjej aspak keqardhje për këtë” Empty “Po, ia preva kokën dhe nuk ndjej aspak keqardhje për këtë”

Wed 20 Jun 2012 - 18:41
“Po, ia preva kokën dhe nuk ndjej aspak keqardhje për këtë” BabaiNjë baba, që i preu kokën vajzës së tij me një shpatë, nuk shprehu aspak keqardhje për këtë ngjarje të rëndë.

Indiani Oghad Singh u dorëzua përpara policisë dy ditë më parë, duke mbajtur kokën e vajzës së tij në një dorë dhe shpatën në dorën tjetër.

Babai tha se e kishte vrarë vajzën sepse ajo e kishte turpëruar duke shkuar me meshkuj në fshat. Ai shtoi se kjo sjellje e saj do e bënte të vështirë që dy motrat e saj të gjenin burrë.

Banorët e fshatit panë një horror të vërtetë kur babai e shëtiti kokën e vajzës nëpër fshat, duke treguar edhe pse e kishte bërë këtë veprim. Vajza kishte pak që ishte larguar nga i shoqi, me të cilin ishte martuar me shkesi dhe jetonte tek prindërit.

Një bashkëfshatari Singh i tha se e kishte kryer aktin kur ishin vetëm të dy në shtëpi. Me një të goditur të shpatës ia kishte hequr kokën.

Policët thanë po ashtu se mbetën të shokuar nga kjo pamje.

India cilësohet si një nga vendet më të vështira në planet për gratë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi