Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Breshka kontrabandë nga Shqipëria Empty Breshka kontrabandë nga Shqipëria

Wed 20 Jun 2012 - 21:53
Breshka kontrabandë nga Shqipëria F.0620134423335_m

U gjetën në bagazhin e një automjeti që vinte nga Vlora tre breshka toke të sekuestruara në Brindisi. Gjatë kontrollit doganor në port, policia financiare dhe ajo pyjore bllokuan shtetasen shqiptare, që transportonte tre ekzemplaret e “Testudo Hermanni”, ky është emri shkencor i këtyre specieve.
Udhëtarja është paditur për përpjekje importimi të kafshëve të rralla, të mbrojtura nga Konventa e Washingtonit, qe parashikon një sërë shtrëngimesh për tregtinë ndërkombëtare të specieve te faunës dhe florës në rrezik zhdukjeje.

Në Itali kjo konvente ka hyrë në fuqi në vitin 1980 dhe aktualisht ajo është në fuqi në 130 shtete. Nuk është hera e parë që në portet jugore të Italisë ndalohen shtetas shqiptarë që transportojnë specie të rralla.

Përpara dy vjetësh bëri bujë kapja e 65 ekzemplarëve të sjelle nga Shqipëria. Por nëse atëherë nuk kishte dyshim se ato ishin sjellë për t'u tregtuar, rasti i fundit ndoshta mund të jetë thjesht një mosnjohje e masës ndaluese. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi