Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Manipulatorët dhe strategjitë e tyre, ja sesi te zbuloni kush ju mashtron Empty Manipulatorët dhe strategjitë e tyre, ja sesi te zbuloni kush ju mashtron

Thu 21 Jun 2012 - 14:05


Manipulatorët dhe strategjitë e tyre, ja sesi te zbuloni kush ju mashtron Manipulatoret_dhe_strategjite_-300x194Nuk
dini si të mbroheni nga personat me dy fytyra? Më poshtë mund të lexoni
disa strategji për të mos rënë në grackën e atyre që duan t’ju
manipulojnë, qofshin të dashur, bashkëshortë, miq. Qëllimi është të
kapni shpejt situatën dhe t’ua tregoni vendin.


Ju ka ndodhur ndonjëherë të mendoheni gjatë për një frazë të shëmtuar
që ju kanë thënë? Ndoshta e pyesni veten se përse i shpëtoi goja
personit që ju kishit besim, ose përpiqeni të kuptoni se cili ishte
qëllimi i tij, donte t’iu lëndonte apo po bënte shaka? Është e kotë të
shtireni sikur nuk ka ndodhur gjë dhe të vazhdoni të mendoni, sepse
dredhia ka filluar. Me këtë proces mendor shfaqet edhe dyshimi: dëshiron
të më joshë, të dominojë mbi mua, apo dëshiron diçka që unë nuk e dua?
Është e rëndësishme t’i bëni pyetje vetes për të parë se prej sa kohësh
shkon përpara kjo marrëdhënie e shtrembëruar me personin që ju bën
dredhi. Duhet të përpiqeni të kuptoni cili është modeli i tij (prindërit
apo miqtë), që i lënë ndonjë pakënaqësi, duke e shndërruar në
manipulator.

Konti Drakula e mishëron imazhin e manipulatorit. Po të mendoheni
mirë, do të kujtoni se ai njeri të bënte të ndiheshe pa energji. T’i
njihte pikat e dobëta dhe kapej pas tyre si merimanga në rrjetën e saj.
Që dredhia të jetë efektive, duhet “të ketë dy” bashkëpunëtorë: i
manipuluari dhe manipulatori. Ju duket një histori e shëmtuar apo jo?
Vampiri thith gjakun, ndërsa viktima përpiqet ta ndalojë: në këtë mënyrë
ai thith të gjithë besimin dhe energjinë tuaj, duke ju lënë të
pambrojtur. Keni probleme me braktisjen, çështje të lënë pezull me
personat që ju rrethojnë? Pikërisht aty do t’ju godasë, duke i ngulur
edhe më shumë dhëmbët e tij. Do përpiqet t’iu bëjë të dyshoni për
perceptimet dhe kujtesën tuaj, do t’ua mohojë atë që ju ka thënë.
Qëllimi i tij është të eklipsojë bindjet tuaja.

Situata e parë

Shkoni në një festë me miken e zemrës. Shoku yt, bashkëshorti, ose i
dashuri, qëndron në shtëpi atë mbrëmje. Me fustanin që keni veshur
dukeni si aktore filmash. Ndërkohë bashkëshorti juaj ju kalon pranë dhe
thotë: “Dukesh si stërgjyshja ime”. Nga fjalët e tij mund të prekeni,
por nuk shqetësoni sepse humorin ua rikthen mikja juaj, që iu thotë: “Je
budallaqe? Po plas nga xhelozia, si nuk e kupton?”. Gjatë festës, truri
fillon të turbullohet nga komplimentet e shumta. Pavarësisht kësaj,
fraza për stërgjyshen nuk ju hiqet nga mendja. Natyrisht nuk ka se si të
ndodhë ndryshe, është bashkëshorti juaj. Sa fraza të tilla mund t’iu
ketë thënë?

Situata e dytë

Prej disa kohësh ju keni shtuar disa kile në peshë, jeni
rrumbullakosur, por jo kushedi se çfarë. Partneri iu sheh dhe gjëja e
parë që thotë është: “Je shëndoshur”. Ju hidhini një vështrim nga koka
te këmbët, më pas thojini me delikatesë: “Edhe ti, i dashur”. Të jeni e
sigurt se në atë moment ai do t’ju akuzojë se jeni ziliqare, arrogante
dhe pa takt (edhe pse për hir të së vërtetës duhet pranuar që cilësitë e
lartpërmendura janë të gjitha defekt i femrës).

Ndodh që edhe me miqtë, gjërat të mos shkojnë gjithmonë vaj. Mund të
takoni një ish të dashurin tuaj dhe filloni të bisedoni. Gjithçka shkon
mirë deri në momentin që ai i thotë: “Më le mua, sepse ti më doje
fizikisht, ndërsa unë jo”. “Je i çmendur? Kisha probleme në punë. Më
sulmoje gjithmonë duke më thënë qaramane”, i përgjigjesh ti. Më pas ai
shton: “Unë të kam dashur gjithmonë, por nuk kam pasur guxim të ta
thosha. E kupton vetëm pasi je torturuar nga ajo ndjenjë”. Po pse vallë,
a mund të ndodhë që dikush që ju dashuron, t’ua fshehë ndjenjat? Mos u
gënjeni nga buzëqeshja. Të jeni të bindur se keni të bëni me një
manipulator.

Dhuna psikologjike ka shumë fytyra. Shfaqet me fjalë fyese, shantazh,
indiferencë emocionale, çorientim: nëse në një çift, njëri prej
partnerëve, përdor fuqinë e lidhjes për t’i bërë keq tjetrit, nuk është
as dashuri dhe as miqësi, por dredhi, marrëdhënie jofunksionale dhe
përdorim i tepruar i pushtetit. Ka nga ata që duan të dominojnë, të kenë
pushtet mbi tjetrin dhe mund të përdorin talljen për ta bërë. Ndoshta
akuzat dhe përçmimi të bëjnë të ndihesh e pafuqishme. Ndoshta bën
gjithçka në një herë të vetme dhe hiqet si viktimë e pafuqishme, që ti
të mos i kuptosh dredhitë e tij. E bën gjithçka për të të lënduar, sepse
viktima je ti. Kufiri mes viktimës dhe xhelatit është i ndryshueshëm,
por që shpesh vendoset nga një miratim i yti.

Një studim i kryer te 1152 femra nga Universiteti i Karolinës Jugore,
zbuloi se 54 për qind kishte pësuar dhunë fizike ose psikologjike:
keqtrajtimet psikologjike janë cilësuar si ndjesia e humbjes së
vetëvlerësimit, pushtetit dhe kontrollit. Të njëjtat reagime vërehen
edhe te femrat që janë përdhunuar. Manipulatori, duke mos toleruar
asgjë, përpiqet t’u imponojë të tjerëve mënyrën e tij të të parit të
gjërave. Gabimi? “Viktima ka qenë kokë e këmbë me faj, pasi nuk i ka
analizuar mesazhet e dhunshme jo verbale. Nuk ka ditur të përkthejë
mesazhet”, thotë një psikolog. Kjo e tërbon manipuluesin, i cili ndihet
mirë kur e vendos gishtin në plagë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi