Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
jeta.17
jeta.17
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 400
<b>Hobi</b> Hobi : lEXIMI
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : KOSOV
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2011

Zbuloni kush janë gjallesat më të vjetra në botë Empty Zbuloni kush janë gjallesat më të vjetra në botë

Sun 27 Nov 2011 - 21:29
Jeanne Louise Calment: 122 vjeçe.

Kjo grua franceze konsiderohet si njeriu më i vjetër i Botës me dokumenta të besueshme. Ajo ka lindur në vitin 1875 dhe ka ndrruar jetë në vitin 1997, pas 122 vjetësh dhe 164 ditësh.

Arragosta Geroge: 140 vjeçe.

Ka lindur në vitin 1869. Interesante është fakti se pasi është peshkuar dhe ekspozuar në akuariumin e një restoranti në New York, është blerë për 100 dollarë nga një aktivist i të drejtave të kafshëve dhe është lëshuar përseri në det të hapur ku ndoshta jeton ende.


Panopea Abrutpa: 168 vjeçe.

Eshtë fjala për një molusk me dy valvola. Ky lloj jeton mesatarisht 140 vjec, dhe rritet vazhdimisht. Ndërsa është kapur një i tillë, që ne bazë të përmasave trupore është llogaritur se është 168 vjeç.

Balena e Groenlandes

Eshtë pa dyshim gjitari më jetëgjatë i Botes. Jeton ndërmjet 100 dhe 200 vjet. Shkencëtarët kanë mundur të llogarisin moshën e një ekzemplari që ishte 211 vjeçarë.

Krapi Koi: 226 vjeç

Ky është një lloj krapi i ngjashëm me atë dekorativ, dhe mund të jetojnë për më shumë se 200 vjet. Më i vjetri është llogaritur se ka jetuar 226 vjet. Për llogaritjen e moshës se tyre shërbejnë luspat, tek të cilat mosha është e skalitur ashtu sic është tek drurët, në trungun e tyre.

Breshka Addawaita: 255 vjeçe

Mendohet se është 255 vjeçare dhe jeton ende në Bengala. Sipas shkencëtarëve, jetëgjatësia e tyre lidhet me mënyrën e metabolizmit, i cili djeg enegjinë përgjatë një kohe shumë më të gjatë se çdo kafshe tjetër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi