Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Fatmir Limaj shpallet “Qytetar Nderi” i Vlorës Empty Fatmir Limaj shpallet “Qytetar Nderi” i Vlorës

Thu 21 Jun 2012 - 15:00
Fatmir Limaj shpallet “Qytetar Nderi” i Vlorës 610x3Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Bashkisë së Vlorës, mes shtatë projektvendimeve, ka qenë dhe një propozim i kreut të bashkisë, Shpëtim Gjikës, për të shpallur Fatmir Limaj “Qytetar Nderi” të këtij qyteti. Propozimi i Gjikës i bërë me 12 qershor, parashikon dhënien e titullit luftëtarit të Kosovës për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës.

“Motivacioni që shoqëron propozimin tim është: Si figurë – simbol i përpjekjeve të popullit të Kosovës për pavarësi, simbol i heroizmit, shpirtit të lirë, demokratik e intelektual të popullit kosovar dhe një faktor i rëndësishëm në zhvillimet politike e diplomatike për finalizimin e statusit të Kosovës me shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të saj”, tha Gjika.

12 Qershori i vitit 1999 njihet në historinë bashkëkohore si Dita e Lirisë së Kosovës, ose Dita e Paqes, e lidhur me hyrjen e trupave të NATO-s që i dhanë fund luftës së viteve 1998 -1999, dhe tashmë kjo ngjarje kujtohet edhe nga shqiptarët e Shqipërisë si një ngjarje e shënuar që lidh shqiptarët tanë në të dy anët e kufirit shtetëror, Shqipërisë dhe Kosovës, dhe kjo për një arsye shumë të fortë.

Pikërisht në këtë datë të shënuar për popullin e Kosovës, në 12 Qershor 2012, Fatmir Limaj do të shkruante në rrjetet sociale “Në këtë jetë jam betuar se do të jem armik i çdo lloj tiranie që i shfaqet vendit tim. Urime dita e lirisë!”, duke dëshmuar atdhedashurinë dhe patriotizmin e tij për idealet e shtrenjta të lirisë dhe pavarësisë së popullit të vet. /A.Peçi/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi