Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Uruguai vendi i 1-re që legalizon prodhim e shitjen e marijuanës Empty Uruguai vendi i 1-re që legalizon prodhim e shitjen e marijuanës

Thu 21 Jun 2012 - 19:22
Qeveria e Urugait ka zgjedhur të “rregullojë dhe kontrollojë legalizimin” e marijuanës si masë për luftimin e krimit. Vendi i Amerikës Jugore është zotuar se do të lobojë kudër strategjisë së vendeve ndërkombëtare për luftimin e drogës.Mos lejimi i drogës në Uruguai po shkakton më shumë probleme se sa vetë droga”, tha ministri i Mbrojtjes, Eleuterio Fernandez Huidobro. Ministri iu referua situatës dramatike në vendet e tjera të Amerikës latine si Meksika, Hondurasi, el Salvadori, Nikaragua, Kolumbia, Brazil dhe së fundmi edhe në Ekuadro.

“Nuk duam që e njëjta situatë të ndodhë edhe në Uruguai”, tha Huidobro, i cili theksoi se administrata e presidentit Jose Mujica do të luftojë gjatë samitit të G20 për liberalizimin e marijuanës.

Tashmë kjo do të jetë lufta e politikës së jashtme e Uruguait, vend që kërkon t’i kundërvihet luftës së shpallur nga ish-presidenti i SHBA-ve, Riçard Nikson, në vitin 1971, që ndaloi përdorimin e marijuanës.

Konsumimi i marijuanës në Uruguai ka qenë i lejuar edhe më parë por ligji i ri do të lejojë prodhimin dhe shitjen e drogës. Ministri i Mbrojtjes tha se droga do të kultivohet nga fermerët pasi tregu parashikohet të kapë një vlerë prej 75 milionë dollarë në vit. Në këtë vend marijuana përdoret nga 10% e popullsisë ose 300 mijë njerëz ndërsa konsumues të rregullt të saj numërohen rreth 150 mijë persona. /F.S/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi