Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Plazhi i gjeneralit Empty Plazhi i gjeneralit

Thu 21 Jun 2012 - 20:01
Plazhi i gjeneralit IMG_1397-300x225Mark Brunga


“Plazhi i Gjeneralit” shtrihet në bregdetin e fshatit Bardhorë të Komunes Synej 10 km larg qytetit të Kavajës. Rruga që të shpie drejt një deti të thellë dhe të kaltër, shkëputet nga autostrada në hyrje të fshatit Synej dhe pas pak minutash, nga lartësia e kodrave te Bardhores të shpalosen para syve pamje të rralla, të ndryshme nga pjesa tjetër e kësaj cope të Adriatikut të njohur fatkeqësisht për mbipopullim dhe ndotje.



Çfarë sheh fillimisht

Zona është vërtet befasuese për këdo që e sheh për herë të parë. Plazhi duket si ishull qetësie. Zonat urbane janë shume larg. Rrethohet me det dhe me gjelbërim makiesh mesdhetare që mbushin kodrinat e ulta të Bardhores të pozicionuara si shkallë amfiteatri që zbresin drejt bregut.

Ka një fllad të pranishëm edhe në ditët me të nxehta të vitit. Rruga është e asfaltuar me perjashtim të disa zonave të dëmtuara. Zonalët zynojnë një rrugë të re që do të bëhet nëpër një trase tjetër ndryshe nga ekzistuesja, të cilën nuk do t’ua sugjeronim. Zakonisht zona të tilla prishen më pas nga mbipopullimi që vjen prej lehtësisë së rrugëtimit.Plazhi i gjeneralit IMG_1388-300x225A ka beton përreth?

E gjithë vija bregdetare në këtë zonë (rreth 5.6 km plazh) është thuajse e virgjër dhe larg ndotjeve që kanë zonat e tjera te mbipopulluara dhe të betonuara. Në këtë zonë ka disa gjire detare të vigjëra si mikroplazhe që ofrojnë ujra te pastra dhe vënde peshkimi.

Në këtë zonë bregdetare për fat të mirë, ende nuk është lejuar që të bëhen ndertime klasike me hekur dhe beton, por sipas një vendimi të Këshillit të Komunës janë lejuar vetëm ndërtime vilash e hotelerie 2- katëshe vetëm me dru.





Sa do na kushtonte?

Sipas të dhënave që mblodhëm zona ofron në total jo më shumë se 120 krevate afërsisht, me çmime që shkojnë deri në 30 Euro në natë përfshirë shezllongjet në plazh. Në hapesirat e plazhit ka banjo publike dhe dushe të instaluara. Baza e ushqimeve në lokalet e zonës janë mishi dhe peshku. Një familje me 4 deri në 5 vetë, sipas pushuesve, mund të ushqehet mirë me një kosto prej rreth 8.000 lekësh në tri vaktet e ushqimit.



Një raki vendase

Disa nga lokalet i kanë edhe frutat dhe zarzavatet bio, – furnizim nga banorët e fshatrave përreth. Seriviret edhe një raki autoktone e prodhuar nga vëndasit me rrush dhe gjethe mersine (ose derstiku siç i thonë banorët zonalë). Rakia ka një shije të rrallë prej menteje të lehtë. Vendasit thonë se është shumë relaksuese dhe e shijshme edhe rakia e maresë e pjekur 2 herë. (mareja është një bimesi që ndodhet me shumicë në bregdetin e Bardhores).



Peshqit e zonës

Në krahët anësorë të plazhit ka gjire të qeta me shumë gurë të nënujshëm ku mund të gjuash me mjete të thjeshta peshkimi. Bregdeti është mjaft i pasur me lloje peshku duke filluar nga skarpini, qefulli gushtak, spalca dhe levreku. Gjatë dimrit në këtë plazh është gjuajtur levreku me grep deri ne 3 kg.



Ka ujë të pijshëm?

Plazhi ka ujë të pijshëm. Zonalët kanë bërë nje shpim deri në 120 m thellësi dhe e marin ujin prej aty. Një nga pronarët e lokaleve na thotë me një kanë ujë përpara: “Është nga kjo që kemi shpuar, pijeni dhe më thoni”. Dhe na e servir me kenaqësi në tavolinë. Shton se janë bërë analizat e duhura dhe rezulton ujë i pastër dhe korrekt me parametrat.





Distancat:

Bardhora është 10 km larg nga Kavaja, 30 km nga Durresi, 70 km nga Tirana, 65 km nga Elbasani. Frekuentohet kryesisht nga pushues nga Durrësi, Kavaja, Tirana, Kosova, Maqedonia. Kreu i Komunes Përparim Caca thotë se numri i pushuesve në kohe piku në verë shkon rreth 2500 vetë në ditë.











Surpriza e Majit: 150 të rinj u mblodhën nga fotot në Facebook



Në fund të muajit maj zbarkuan rreth 150 të rinj nga të gjitha kontinentet. Kishin parë në Facebook disa foto nga Plazhi i Gjeneralit dhe kishin lënë takime online për t’u mbledhur të gjithë në këtë pikë të globit në bregdetin shqiptar. Ishin njoftuar për rreth 80 vetë, por ne fund kanë ardhur rreth 150 vetë, sa që ishte e pamundur që t’i strehoje te gjithë. Por ata kishin marre çadra me vete dhe i ngulën ato në ranishte ku qëndruan rreth një javë. Ishin shumë racash dhe shume popujsh që i bashkoi Facebooku dhe Plazhi i Gjeneralit.







Hitoria e minës gjigande në hyrje të plazhit
Plazhi i gjeneralit IMG_1402-300x225Në hyrje “Plazhi i Gjeneralit” ka të vendosur një minë detare mjaft të madhe. Dhe në fund të plazhit si piketë mbarimi e distancës është vendosur një bunker i prodhimeve të ushtrisë në vitet e bunkerizimit 1975-1980. Mina e ndryshkur që ekziston vetëm si karakasë eshtë me një diametër rreth 1.5 m dhe e prodhuar me ribatina, teknologji që i përket viteve të para luftës së II-të Boterore.

Specialistët thonë se ajo ështe prodhim amerikan, e sjellë në Europë gjatë Luftës II. Në Adriatik ardhja e tyre mund të jetë bëre kryesisht për mbrojtjen e rajonit të Barit nga dispozitivi ushtarak gjerman në Mesdhe. Në këtë port Ushtria Amerikane kishte sjellë një arsenal të madh me armë për t’i patur në gatishmëri si kunderpërgjigje ndaj ndonjë goditjeje nga forcat e Raihut.

Mina është e tipit të prodhimit MK6 të llojit me spirancë. Ato zhyteshin në thellësi të detit dhe kur mjetet lundruese këpusnin telat e zgjatur prej saj, shpërthente. Ajo ishte tepër e fuqishme pasi mbante rreth 400 kg eksploziv të tipit RDX, por edhe me mbushje si T4 ose EXOGEN.

Në pjesën veriore ndodhet një bunker ushtarak. Pra e gjithë sipërfaqja duket sikur i përket një rajoni militar. (në vitet e socializmit pak km më lart, në kodra, veç reparteve të shumta të ushtrisë, kishte edhe forca policore për të mbajtur në ruajtje burgun e Bardhores).





Legjenda vendase për emrin: Një gjeneral dhe e dashura e tij
Plazhi i gjeneralit IMG_1385-300x225Këdo do ta mundonte kërshëria se nga e mori emrin “Gjeneral” plazhi i Bardhores. Ka disa variante rreth pagëzimit të tij, po me i besuari është ajo që thotë një pronar zonal, i cili shpiegon se gjatë luftës këtu vinte nje ushatarak madhor nga Italia me gjithë të dashurën. (në afërsi ka patur shumë reparte italiane). Ai vinte me jaht dhe ruhej me eskortë. Madje duke qënë se vinte shpesh ai u familiarizua me vëndasit. Kështu që edhe kur nuk erdhi më, banorët e quajtën “Plazhi i Gjeneralit”.

Madje si amator peshkimi këtu, – thonë vendasit, – vinte para viteve ’90 edhe “gjenerali” tjetër i skenës filmike shqiptare Guliem Radoja. Po Guliemi vinte pa shpurë, vetëm me biçikletë dhe më vonë me një motor të vjetër.

Historia e emrit të plazhit, mina detare amerikane e vendosur në hyrje dhe bunkeri në dalje të tij, duken të ashpra dhe si për ta thyer këtë peizazh, dikush ka skalitur në rërë dy zemra të mëdha…shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi