- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Plazhi më i çuditshëm në botë
Fri 22 Jun 2012 - 18:43
Plazhi Gulpiyuri është plazhi më i çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Me ujë të kripur kristal i pastër, rërë të bardhë, madje edhe dallgë, i hedhur tutje në maje të malit, në një lëndinë të gjelbër.
Plazhi i Gulpiyuri është një skutë jashtëzakonisht e këndshme e bregdetit, afër qytetit të Llanes, në veri të Spanjës, i cili të mahnit për ujin shumë të pastër, rërën e bardhe e të imët dhe qetësinë e jashtëzakonshme të një ‘ishulli’ të çuditshëm.
Çuditërisht, në sipërfaqen e vogël të ujit, që duket sikur ka ngecur në atë vend, krijohen edhe valë, njësoj si në një det të hapur, çka e bën edhe më magjike eksperiencën që mund të përjetohet, edhe pse temperaturat e ujit mund te jenë të ftohta. Miniplazhi ushqehet me ujë të kripur nga Gjiri i Biscay, në detin Cantabrian. Gjatë miliona vjetëve, valët kanë gërryer një seri tunelesh nën shkëmbinjtë që e lidhin këtë parajsë të vogël tokësore me plazhin. Gulpiyuri fshihet pas disa kodrave të ulëta, rreth 100 metra larg nga deti. Pavarësisht se vendi është i fshehur dhe i vështirë për t’u gjetur, ai është kthyer tashmë në një Mekë për turistët e huaj.
http://www.albeu.com/lifestyle/plazhi-me-i-cuditshem-ne-bote-foto-lajm/78731/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi