Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Alarmi, 8600 persona të varur nga drogat e rënda Empty Alarmi, 8600 persona të varur nga drogat e rënda

Fri 22 Jun 2012 - 22:40
Alarmi, 8600 persona të varur nga drogat e rënda Droge-injeksion

Mes 40.000 dhe 60.000 përdorues të drogave të ndryshme në të gjithë vendin. Të varur nga ato që cilësohen “të rënda” janë rreth 8600 persona.
Marijuana renditet e para në listën e drogave që konsumohen më shumë, sidomos te adoleshentët. Për shkak të përdorimit masiv, dy vitet e fundit është dyfishuar edhe çmimi i kësaj droge. Nëse në 2010 për 5 gramë paguhej 500 lekë, tani për të njëjtën dozë paguhen 1000 lekë. Heroina renditet e dyta. Pastërtia e saj në nivel rruge vlerësohet në masën 1%, çka do të thotë se mbetet ndër drogat më të rënda.
Kokaina, apo ajo që quhet droga e të pasurve, renditet e treta në listë, me një çmim që varion nga 7000-10.000 lekë. Strategjia e re e drogës e bërë publike dje nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe e miratuar 2 ditë më parë nga qeveria sjell një panoramë të detajuar të konsumit të lëndëve narkotike në vendin tonë.
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, e cilësoi mjaft shqetësues fenomenin, i cili sot ka përfshirë mosha fare të reja, duke nisur nga nxënës të shkollave 9-vjeçare, gjimnaze e të tjerë. “Rritja ka qenë domethënëse. Ky dokument, me parametrat që është hartuar, lehtëson partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndihmuar qoftë me idetë, ekspertizën, por dhe me projektet e tyre për implementim sa më efikas të kësaj strategjie për periudhën 2012-2016”, tha gjatë konferencës së djeshme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Me anë të strategjisë së re synohet ulja e ofertës dhe eksesit ndaj drogave, ulja e kërkesës dhe reduktimi i dëmit ndaj përdoruesve.
Te dhena
• Kanë konsumuar drogë:
40.000-60.000 persona
• Grupmosha:
15-64 vjeç
• Të varur:
4800-8600 individë
• Trajtohen:
800 raste në vit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi