Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Raporti i OKB-së: Rritet vdekshmëria nga drogat, nga 1 në 3% Empty Raporti i OKB-së: Rritet vdekshmëria nga drogat, nga 1 në 3%

Wed 10 Oct 2012 - 14:44
Message reputation : 100% (1 vote)
Rreth 65 mijë shqiptarë janë përdorues të drogave, nga të cilët rreth 8 mijë janë përdorues prej shumë vitesh. Sipas raportit të fundit të publikuar për Shqipërinë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, nga viti në vit numri i përdoruesve ka ardhur duke u rritur. Sipas raportit, në rritje ka ardhur edhe numri i atyre që vdesin nga mbidoza, nga 1 për qind në 3 për qind. Më shumë se 80 për qind e përdoruesve e marrin drogën me injektim, ndërsa 20 për qind e tyre janë prekur nga Hepatiti B dhe 30 për qind nga Hepatiti C.

“Problem te shqiptarët që janë përdorues droge është se 83 për qind përdorin heroinë dhe shiringat me të cilën e injektojnë atë përdoren disa herë ndaj dhe numri i personave me hepatite në radhët e përdoruesve të drogave është shumë i lartë. Afro 20 për qind e përdoruesve marrin drogë disa herë brenda ditës. Shqetësues është dhe fakti se afro 400 përdorues droge të moshës nga 19 deri 35 vjeç kanë kryer vepra penale nën efektin e narkotikëve, nga të cilët 16 janë gra”, raportoi James Bell, përfaqësuesi i UNODC.

Nga ana tjetër, specialistët e shëndetësisë thonë se metadoni, mjekimi me të cilin trajtohen narkotikët vazhdon të jepet falas, ndërsa vitin e ardhshëm do të rimbursohet.

“Kemi në trajtim mjekësor afërsisht 600 raste me metadon. Dua t’u them një shifër që nuk është kaq optimiste, vetëm 10-15 për qind e vartësve ndaj drogës kërkojnë ndihmë mjekësore, çka do të thotë që ne nuk kemi mundësi jo të përballemi me ta, po t’i ofrojmë ndihmën mjekësore në kohën e duhur të gjithë atyre që kanë nevojë, sepse në fund të fundit ajo është një problem personal për ta”, tha Pëllumb Pipero, drejtor i politikave, MSH. Nisur nga të dhënat e frikshme që raportohen në vendin tonë, reagon edhe ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili paralajmëroi ngritjen e qendrave të tjera multidisiplinore publike për trajtimin e përdoruesve të drogës.gazeta-shqip.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi