- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Rritet vdekshmëria tek fëmijët, kequshqyerja faktori kryesor
Wed 18 Jul 2012 - 21:46
Gjatë prezantimit të Konkursit “10 nënat më të mira të vitit”, ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo u shpreh se 19% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç paraqesin prapambetje në rritje. Edhe pse statusi i të ushqyerit të fëmijëve është përmirësuar vitet e fundit, problemi me kequshqyerjen vazhdon të ngelet në vendin tonë dhe çon në statistika më të larta të të vdekshmërisë tek fëmijët, sidomos në zonat rurale. Sipas statistikave të ministrisë së SHëndetësisë rezulton se prapambetja në rritje është më e shpeshtë në zonat malore (28%) dhe në fëmijët e familjeve të varfëra. Vetëm 39% e fëmijëve ushqehen vetëm me gji deri në muajin e gjashtë të jetës. Aktualisht, vetëm një e treta e fëmijëve ushqehen në bazë të praktikave të rekomanduara të ushqyerjes.
Tavo gjatë fjalës së tij deklaroi se “në kuadër të këtij programi të përbashkët dhe si përgjigje për situatën e ushqyerjes, u hartua Dokumenti Strategjik i Komunikimit Për Ushqyerjen e Foshnjave dhe Fëmijëve në Shqipëri dhe Plani i veprimit, nëpërmjet të cilave synohet të ndikojmë në ndryshimin e sjelljes së popullsisë në lidhje me ushqyerjen, t’i japim më shumë peshë problemeve të të ushqyerit dhe sigurisë ushqimore në axhendën e qeverisë dhe të ndihmojmë në zbatimin e ndërhyrjeve të fokusuara drejtpërdrejt tek grupet e popullsisë, të cilat preken më shumë nga këto probleme”./alb-observer.com/

Re: Rritet vdekshmëria tek fëmijët, kequshqyerja faktori kryesor
Wed 18 Jul 2012 - 22:00
Varfria esht nje nder faktoret kryesor mos te harrojm papunsia ..
Nese ske me ca do i marr ato ushqime cilsore qe ti ushqejen si gjith fmijet e tjer me ushqimet e dyhyra ....... Sesht problem o zoti minister po ska lek ska pune varferi ku do shkojen njerzit kush esht ai qe sdo te ushqej fmijen e vet me ushqime cilsore dhe mir....

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi