Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Kosovë, vdekshmëria foshnjore, rekord në Europë Empty Kosovë, vdekshmëria foshnjore, rekord në Europë

Thu 21 Feb 2013 - 23:02
Kosovë, vdekshmëria foshnjore, rekord në Europë 19562d1361482438-kosove-vdekshmeria-foshnjore-rekord-ne-europe-kosovaaa2102
Vdekshmëria foshnjore në Kosovë vazhdon të mbetet tepër e lartë, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë në këtë drejtim.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë Kosovare, vdekshmëria foshnjore në vitin 2012 llogaritet në 17 për mijë, rreth dy herë e gjysmë më shumë se në Shqipëri dhe së bashku me Armeninë, në nivelin më të lartë të kontinentit.

Më parë gjatë javës, të dhënat e fundit për vdekshmerine foshnjore ne Shqiperi treguan se ajo është në nivelin e 7,8 foshnjeve për mijë.

Në Kosovë, megjithatë vërehen përmirësime të ndjeshme nga viti 2000, kur ky tregues ishte në 29 për mijë,

”Do të hartojmë një plan operativ pesëvjeçar, i cili do të adresojë problemet kryesore me radhë, në mënyrë që të vazhdojmë të regjistrojmë përparime të tjera pozitive në këtë fushë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në një prononcim për Radion Europa e Lirë.

Sipas Aganit, qellimi i Prishtines zyrtare eshte qe te permiresoje kete tregues ne 10 per mije brenda fundit te kesaj dekade./tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi