- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Kosovë, vdekshmëria foshnjore, rekord në Europë
Fri 22 Feb 2013 - 11:31
Vdekshmëria foshnjore në Kosovë vazhdon të mbetet tepër e lartë, pavarësisht përmirësimeve që janë bërë në këtë drejtim.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë Kosovare, vdekshmëria foshnjore në vitin 2012 llogaritet në 17 për mijë, rreth dy herë e gjysmë më shumë se në Shqipëri dhe së bashku me Armeninë, në nivelin më të lartë të kontinentit.
Më parë gjatë javës, të dhënat e fundit për vdekshmërinë foshnjore në Shqipëri treguan se ajo është në nivelin e 7,8 foshnjeve për mijë.
Në Kosovë, megjithatë vërehen përmirësime të ndjeshme nga viti 2000, kur ky tregues ishte në 29 për mijë,
”Do të hartojmë një plan operativ pesëvjeçar, i cili do të adresojë problemet kryesore me radhë, në mënyrë që të vazhdojmë të regjistrojmë përparime të tjera pozitive në këtë fushë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në një prononcim për Radion Europa e Lirë.
Sipas Aganit, qellimi i Prishtines zyrtare eshte qe te permiresoje kete tregues ne 10 per mije brenda fundit te kesaj dekade.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi