Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tare: Gazetaria më pak cilësore, publiku më shumë indiferent Empty Tare: Gazetaria më pak cilësore, publiku më shumë indiferent

Sun 24 Jun 2012 - 12:08
Tare: Gazetaria më pak cilësore, publiku më shumë indiferent Ilva-tare-4-200x300Valeria Dedaj

Ilva Tare vlerësohet “Personazh i Vitit 2011” me motivacionin: “Rikthim dinjitoz në ekran dhe profesionalizëm”. Eksperienca 17-vjeçare e Tares në median televizive, zë fill në Televizionin Publik Shqiptar në vitin 1995. Aktualisht drejton emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News. Sipas saj media ka nevojë për “një raportimin sa më profesional, eliminimin e ujërave dhe rikthim në raportim cilësor, sepse jo çdo grumbullim njerëzish brenda bulevardit të Tiranës është lajm për qytetarët shqiptarë”.



Juria dha një motivacion për vlerësimin e punës së suaj. Po në të vërtetë juve si e ndjeni këtë vlerësim?

E prita më kënaqësi vlerësimin unanim të bordit të ekspertëve të Institutit AKT për vlerësimet vjetore të produkteve kombëtare radio-televizive. Shpresoj që motivimi i çmimit për “rikthim dinjitoz në ekran dhe profesionalizëm” të më ndihmojë për ta konsoliduar kontributin tim si gazetare televizive. E bëj me shumë dashuri këtë profesion dhe çdo vlerësim e marr më shumë si detyrim për të ardhmen sesa lumturi për të shkuarën. Ky profesion më ka mësuar që pa mirënjohje nuk ka vlerë asgjë, as suksesi.



Sa ka ndikuar eksperienca e shkuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”?

Emisioni “Tonight Ilva Tare” është vazhdimi i formimit tim profesional që nuk ka lindur dhe as mbaron më Tonight-in. Pa dyshim eksperienca me lajmin dhe njohja e imtësishme e të gjitha dimensioneve të një lajmi televiziv kanë ndihmuar në bërjen e pyetjeve të duhura përballë njerëzve të duhur.
Tare: Gazetaria më pak cilësore, publiku më shumë indiferent Tn1-178x300Çfarë objektivi i kishit vënë vetes me këtë emision?

Përplasja e argumenteve për çështje të caktuara në mënyrë sa më racionale dhe brenda kodit etik është një nga objektivat e “Tonight Ilva Tare” që ka nisur prej 28 Janarit 2011 në RTV ORA Neës.



Mendoni se keni ende zhanër gazetaresk të paeksploruar?

Po sigurisht që ka. Unë do doja t’i përkushtohesha më shumë investigimit dhe gjinisë se reportazheve. Për momentin emisioni “Tonight Ilva Tare” kërkon shumë kohë e përkushtim dhe nuk më le kohë të merrem më reportazhet, për të cilët do më duhet të marr një kamera në dorë dhe një kompjuter portativ kudo ku ka fakte për t’u hetuar dhe ngjarje që duhet rrëfyer.



Si është klima midis kolegëve në ambientet e medias?

Është e dukshme mungesa e solidaritetit dhe unitetit mes gazetareve në vend. Madje edhe Komisionerja e OSBE-se për median që vizitoi Shqipërinë disa ditë më parë, e shprehu si shqetësim mungesën e unitetit mes gazetareve. Do të kishte qenë mirë të kishte unitet në emër të vlerave që profesioni i gazetarëve përfaqëson në vend, të rrethrrotullimit brenda klubeve të ngushta ku hyjnë vetëm ata që kanë dhënë prova si nëpër kode kanunore që mund t’u zihet besë. Pak primitivizëm i përzier më smirë nuk ndihmon në një mjedis harmonik mediatik, por as nuk është diçka që duhet përjetuar si dramë. Publiku ka një nuhatje dhe inteligjencë të spikatur për të bërë dallimin midis gjeneralëve të “ushtrive të vdekura” dhe ushtarëve të një kauze të drejtë.



Çfarë duhet të bëjë një gazetar që të arrijë një karrierë profesionale si e juaja?

Gazetaret duhet të punojnë për të arritur atje ku dëshirojnë dhe jo këtu ku jam unë pasi as unë nuk e kisha menduar 17 vjet më parë se do isha kaq e vlerësuar. Unë nuk jam në gjendje të jap receta për të tjerët, por mund t’u them përvojën time që përmblidhet në tri fjalë të vetme: punë, punë, punë.
Tare: Gazetaria më pak cilësore, publiku më shumë indiferent Tnn.tare_1Çfarë e bënë “të mirë” një gazetar?

Nuk ka gazetar të mire apo të keq. Ka gazetar profesionist dhe më pak profesionist. Ka gazetarë që punojnë për rrogën, sikundër ka gazetarë që e ndjejnë si mision profesionin për të cilin nuk rreshtin se përsosuri në formimin akademik dhe praktik. Gazetarinë e mirë e vlerësojnë qytetaret. Ata zgjedhin të të shohin kur je profesionist dhe të të braktisin kur kthehesh në “kuzhinier” të menusë së politikës apo biznesit. Unë nuk shquhem për aftësi të veçanta në “kuzhinë” por jam e zellshme të mos tërhiqem përpara asgjëje kur jam e bindur se puna ime kontribuon në nxjerrjen e të vërtetave dhe ato nuk janë monopol i askujt. As i pushteteve agresive që s’kanë kurajë të përballen më faktet dhe aq më pak i pushteteve që e kanë shitur shpirtin për hiçpakgjë.

Shkëputja që keni bërë ndonjëherë nga media ka qenë moment reflektimi apo edhe për ta braktisur atë përfundimisht?

Nuk jam shkëputur nga media asnjëherë. Dhe gjatë studimeve në London School of Economics për masterin e shkencës në Media dhe Komunikim. Me përparimin marramendës të medias online kam mundur të ndjek nga afër zhvillimet në vend, por për fat të keq nuk kanë qenë ato që prisja.



Lëvizja nga një televizion në tjetrin, si ka qenë për ju?

E shoh si avantazh dhe jo si vështirësi mundësinë për të bashkëpunuar me stafe të reja në periudha të caktuara të jetës. Madje në disa raste është edhe përfitim.



Mendoni se niveli i medias në Shqipëri është përmirësuar?

Unë nuk mendoj që niveli i medias në Shqipëri është përmirësuar. Janë përmirësuar mrekullisht infrastruktura dhe kushtet e punës, por ka renë cilësia e gazetarisë dhe këtë e vënë re lehtësisht jo vetëm ekspertët e medias, por edhe publiku që duket se është mbyllur në lëvozhgën e indiferencës.



Në çfarë drejtimi ka nevojë media për investim?

Në raportimin sa më profesional. Në eliminimin e ujërave dhe rikthim në raportim cilësor. Jo çdo grumbullim njerëzish brenda bulevardit të Tiranës është lajm për qytetarët shqiptarë. Shitja e mbipopullimit më lajme të panevojshëm aktivitetesh rutinë në emër të transparencës është fyese dhe e dëmton profesionalizmin.



Dhe se fundi, si e shikoni zhvillimin e gazetarisë në të nesërmen?

Është e Premte dhe si çdo javë kur të Martave dhe të Premteve kam “Tonight Ilva Tare”, përpiqem të kem një produkt televiziv në interes të publikut dhe nëse ja dal të ndikoj qoftë edhe në informimin e një grushti njerëzish them se ja kam dalë. Kaq duhet të bëj edhe media shqiptare, për sot dhe nesër. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi