Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Abuzimi, 3,3 mln euro një trajnim për pilotët Empty Abuzimi, 3,3 mln euro një trajnim për pilotët

Sun 24 Jun 2012 - 16:11
Luis Tanushi

Para të hedhura kot në ajër. Kështu mund t’i quajmë 3.3 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes i cakton për trajnimin e 12 pilotëve të helikopterëve për dy vitet e ardhshme. Ky shpenzim, sipas burimeve, është i tepërt dhe abuzim.

Mjetet nga Franca, trajnimi në Angli

Në kontratën e blerjes së helikopterëve të rinj përcaktohet qartësisht edhe trajnimi i ushtarakëve të cilët do të drejtojnë këto mjete ajrore do të bëhej nga firma Eurokopter. Por, Ministria e Mbrojtjes ka preferuar që trajnimi i pilotëve të këtyre helikopterëve të realizohet në Angli. Kontrata për trajnimin e pilotëve të helikopterëve të Forcave Ajrore u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë FB Heliservices Limited, James Goodbourn. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, kontrata për trajnimin e pilotëve të helikopterëve të Forcave tona Ajrore në Angli ka si qëllim trajnimin e 12 pilotëve dhe 4 operatorëve për operacionet SAR (Search and Rescue). Ajo kap një vlerë prej 3.300.000 Euro dhe është e shtrirë në tre vite buxhetore, 2012-2014. Ndërkohë që në kontratën e nënshkruar tre vite më parë, kostoja e trajnimit të 10 pilotëve, paketë me blerjen e helikopterëve, është 375 300 euro.

Kontrata lë zbuluar Imamin

Sipas kontratës me kompaninë franceze “EUROCOPTER”, që do të kryejë edhe trajnimet për stafin teknik të helikopterëve që do të blihen, trajnimi për pilotët do të kryhet maksimumi në kohën kur do të bëhet dërgimi i helikopterit të fundit dhe për teknikët 6 muaj pas dërgimit të helikopterit të fundit. Ky trajnim do të sigurohet vetëm për pilotët profesionistë në drejtimin e helikopterit dhe teknikët e konfirmuar që flasin anglisht rrjedhshëm. Kështu, dhjetë pilotët shqiptarë do të trajnohen dy javë në tokë duke mësuar teorinë dhe më pas do të kryejnë dhjetë orë fluturimi secili. Në fund do të kenë dy orë testim. Ndërsa pilotët instruktorë do të kenë në dispozicion gjashtë orë fluturimi secili. Pala franceze rezervon të drejtën të përcaktojë një grup kërkesash të aftësive minimale për çdo teknik që do të trajnohet. Trajnimi i teknikëve do të përfshijë: 5 teknikë deri 4 javë kurs për korpusin e helikopterit dhe 1 javë kurs për motorin secili. 2 teknikë për deri 4 javë kurs avioni.

Qeveria blen helikopter VIP për vete

Në kulmin e krizës ekonomike, qeveria Berisha vendosi që të blinte fillimisht pesë helikopterë shumërolësh, ndërkohë që më pas rriti barrën e buxhetit të shtetit, edhe me blerjen e helikopterit të gjashtë, tip VIP, që do të ishte për shoqërimin e personaliteteve të larta të shtetit. Kontrata u nënshkrua më 17 dhjetor 2009 mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe shoqërisë “Eurocopter” për blerjen e pesë helikopterëve të mesëm shumëpolësh. Helikopterët do të jenë të tipit “AS532 AL COUGAR” për qëllime ushtarake, bashkë me pjesët e këmbimit dhe mjetet, publikimin teknik dhe trajnimin, bashkërisht të quajtura furnizime. Në total vendi ynë do të paguajë 78 633 288 euro, të cilat do të paguhen me këste. Por, për shkak të krizës, zbatimi i kontratës u shty gjer më 2014-ën. Një nga kushtet e kontratës është që të gjitha pagesat do të bëhen pa mbajtjen e ndonjë takse, kuote, tatimi, tarife, takse dhe detyrimi tjetër.

ALPE NEWS
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Abuzimi, 3,3 mln euro një trajnim për pilotët Empty Re: Abuzimi, 3,3 mln euro një trajnim për pilotët

Sun 24 Jun 2012 - 16:12
Tallje me Ok!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi