Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, abuzimi me faturat e energjisë  Empty Kosovë, abuzimi me faturat e energjisë

Tue 12 Mar 2013 - 13:00
Kosovë, abuzimi me faturat e energjisë  Kek

Jemi në muajin mars dhe Koorporata Energjetike e Kosovës duket se nuk i ka përfunduar punët me ankesat e konsumatorëve për faturat e shpnezimit të energjisë për muajin janar.

Vetë drejtori i kësaj kompanie publike, Arben Gjukaj, paraqiti të hënën raportin e shqyrtimit të ankesave. Sipas të dhënave të publikuara nga KEK-u, nga 3 mijë e 782 ankesa të shqyrtuara 980 janë aprovuar plotësisht apo pjesërisht.

Në këto ankesa të aprovuara përfshihen rastet kur ka pasur ngarkim me vlerë shtesë, regjistrime të reja, përshkrim jo të saktë të gjendjes, futje jo e saktë e të dhënave, e të tjera. Por sipas drejtuesve të KEK-ut, asnjë gabim nuk ka qenë i qëllimshëm.

“Ne kemi ftuar të gjitha organet e tjera në këtë hetim. Gjithashtu, janë formuar edhe dy task forca, një grup ndërministror dhe kam krijuar edhe një grup tjetër të pavarur. Të gjitha analizat tona tregojnë se nuk ka mbifaturim të qëllimshëm. Janë gjëra që ndodhin gjatë përshkrimit. Gjëra që ndodhin në terren”, deklaroi Gjukaj.

Po ashtu, sipas drejtuesve të KEK-ut, numri i ankesave është shumë i ulët duke pasur parasysh se janë rreth 460 mijë konsunmatorë.

Katër menaxherë në distriktin e Prishtinës janë shkarkuar për shkak të ankesave të mëdha që janë paraqitur dhe për këtë Gjukaj ka thënë se mund të kthehen në punë pas rekomandimeve me raportin final që do të arrijë të martën, nëse nuk gjenden shkelje procedurale.

“Nuk i di rekomandimet e raportit, nëse ai jep rekomandime dhe nuk konstaton shkelje të ndonjë proçedure të mundshme, në bazë të rekomandimeve do të merren vendimet konform udhëzimeve që janë në fuqi”, saktësoi Gjukaj.

Drejtori i KEK-ut gjatë kësaj konference ka dënuar tendencën në rritje të sulmit ndaj punëtorëve të kësaj kompanie, ku sipas të dhënave të KEK-ut, vetëm gjatë 15 ditëve të fundit të muajit shkurt janë sulmuar dhe rrahur 32 punëtorë të korporatës gjatë kryerjes së detyrës.

Sidoqoftë, vetëm gjatë muajit shkurt, disa herë qytetarë të shumtë protestuan para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, për shkak se faturat e muajit janar erdhën më të larta se ato të muajit dhjetor. Në lidhje me faturat e muajit janar, gjatë kësaj jave do të debatohet edhe në Kuvendin e Kosovës. /top chanel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi