Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rikthehen ndërprerjet e energjisë Empty Rikthehen ndërprerjet e energjisë

Wed 16 Apr 2014 - 20:33
Kosova ka përjetuar të mërkurën ndërprerje të gjata të furnizimit me energji elektrike për shkak të disa problemeve teknike në rrjetin kombëtar.

Kompania që menaxhon rrjetin elektrik, KEDS, deklaroi se një prej njësive kishte dalë nga sistemi i prodhimit të energjisë si pasojë e një defekti.

Për rrjedhojë, furnizimi me elektricitet u reduktua ndjeshëm gjatë paradites, por kompania bëri me dije se mungesën e plotësoi duke blerë energji në tregun rajonal, ndonëse jo mjaftueshëm.

“Në tregun rajonal nuk ka energji të mjaftueshme për shkak të rritjes së kërkesave si pasojë e përkeqësimit të papritur të motit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në Kosovë”, njoftoi KEDS.

Gjithësesi, kompania siguroi se operatorët e saj kanë dalë në terren për t’i riparuar ato dhe saktësoi se njësia e dëmtuar pritet të rikthehet në funksionim rreth mesnatës.

“KEDS u kërkon ndjesë konsumatorëve për këtë situatë të rënduar dhe i siguron se po bën maksimumin që të ofrojë shërbime sa më cilësore”, tha më tej kompania në deklaratën për shtyp. / Top Channel
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rikthehen ndërprerjet e energjisë Empty Re: Rikthehen ndërprerjet e energjisë

Wed 16 Apr 2014 - 20:43
Energjia elektrike e Greqise varet nga Shqiperia, e dini?!

Po kush ta dije, Qeveria?!

Qe te mos ju duket cudi, ne kohen e komunizmit energjia elektrike e Austrise varej nga Shqiperia...

Mire mo?!

Nuk jemi thjeshte te copetuar nga kufiri, po edhe nga trrute me sa shoh!!!

Na rrofte erresira!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi