Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha fal borxhet e energjisë  Empty Berisha fal borxhet e energjisë

Wed 16 Mar 2011 - 23:32
Berisha fal borxhet e energjisë  Berisha-humor
22 marsi, ditë të cilën demokratët e festojnë cdo vit, që pas 92-shit, kur në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike dhe opozita demokratike erdhi në pushtet, do të shënojë për shtresat më në nevojë ditën kur do të hiqen nga lista e debitorëve të energjisë elektrike.
Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha shpalli vendimin që lehtëson nga borxhi i faturave të papaguara të energjisë disa kategori të shtresave në nevojë deri në kohën kur sistemi i shpërndarjes u privatizua nga kompania ceke CEZ.

Këto janë familjet në ndihmë ekonomike dhe të papunët, të gjithë pensionistët me pensione minimale, që nuk kanë burim tjetër të ardhurash, invalidët dhe të gjitha gratë kryefamiljare, si dhe të gjithë personat me status jetim.

“Në kuadër të 22 marsit, qeveria vendos të clirojë nga detyrimet e parpambetura të faturave të energjisë. Deri në datën e marrjes në dorëzim të KESH-it nga CEZ-i, këto detyrime do të konsiderohen të shlyera, të paqena. Unë besoj se kjo përfshin të gjithë spektrin e atyre që kanë qenë dhe që vazhdojnë të jenë realisht në nevojë”, deklaroi Berisha.

Në mbledhjen e qeverisë, duke i kërkuar ministrit të Financave të cojë në Parlament deri më 22 mars edhe ligjin për amnistinë fiskale, kryeministri Berisha i cilësoi spekulime zërat se amnistia përfshin bizneset e politikanëve.

“Dy kategori përjashtohen dhe askush tjetër. Përjashtohen politikanët dhe vetëkuptohet që shteg nuk mund të hapet dhe përjashtohen parate që kanë ardhur nga burimi i krimit, sepse për to ka një ligj në fuqi”, saktësoi Berisha.

Këto vendime që përkojnë me nisjen e fushatës elektorale, u pasuan edhe nga një vendim tjetër i qeverisë, për t’u dhënë falas tekstet shkollore femijëve të emigrantëve, të romëve, fëmijëve jetim dhe të verbërve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi