Korruptojnë matësat e energjisë, arrestohen dy faturistët e CEZ
Sun 4 Sep 2011 - 12:54
TIRANE – Lajmifundit – Kanë marrë ryshfet nga qytetarët të cilëve ua programonin matësat që të regjistronin më pak energji sesa shpenzimi i vërtetë, por kanë përfunduar në pranga.Ky ka qenë fati i dy faturistëve të CEZ. Lajmi u bë i ditur nga policia e Tiranës e cila njoftoi se sot në kuadër të operacionit policor të koduar “Faturuesi” i realizuar nga Seksioni Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disa mujor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fitim Xhelal Hysenaj, 46 vjec, lindur në Korçë e banues në Tiranë, me profesionin Elektricist pranë Kompanise CEZ shpërndarjes Tiranë dhe Mele Sulejman Toçilla, 38 vjec, banuese në Tiranë, me detyrë faturiste e energjise elektrike pranë Kompanisë ÇEZ Tiranë.Policia theksoi se këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin ndërhynin në matësat e energjise elektrike, duke bërë kështu uljen e shpenzimit të energjisë së matësave, e cila tregonte shpenzimin e energjisë shumë herë më pak nga sa mund të shpenzonte një konsumator.Pas hetimit rezulton se, ndërhyrjet në matësat i bënin duke u marrë abonentëve shumat e parave nga 20.000 deri ne 30.000(tridhjete mije) lekë. Qytetarët paguanin këto shuma pasi faturistët u premtonin përgjysmimin e tarifës që do të paguanin në CEZ për energjinë e shpenzuar.
Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259 dhe 135 e 25 te K.Penal.
Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 259 dhe 135 e 25 te K.Penal.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi