Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

ÇEZ pranon gabimin me faturat skandaloze Empty ÇEZ pranon gabimin me faturat skandaloze

Tue 29 Mar 2011 - 15:32
ÇEZ pranon gabimin me faturat skandaloze Cez-shperndarje
Kompania çeke, CEZ,
ka pranuar një pjesë të fajit lidhur me problemin e hasur te disa fatura
dritash në një nga zonat kryesore të Tiranës.

Pas shkrimit të “Shqip”, i cili
bazohej mbi ankesat e konsumatorëve dhe të faturave që ata dispononin,
CEZ ka reaguar me faktin se njihej me problemin dhe kishte nisur marrjen
e masave.

“Këtyre klientëve nuk u duhet të paguajnë kosto financiare si rezultat i
këtij gabimi në matje të sistemit tonë të faturimit. Vetë kompania e ka
identifikuar gabimin në sistem që ka gjeneruar faturimin 0 për muajin
janar, dhe për këtë arsye në muajin shkurt këtyre konsumatorëve u janë
faturuar 600 kilovat për 7.7 lekë, (tarifë e fashës 300 kilovat) dhe
pjesën e mbetur me 13.5 lekë”, deklaroi dje CEZ.

Me këtë reagim, kompania kërkon të sqarojë se llogaritja e tarifave nuk
është kryer në formë abuzive, pasi konsumatorëve u janë përpjesëtuar
kilovatët për dy muaj së bashku (janar-shkurt).

“Duke identifikuar gabimin, kompania mori përgjegjësitë e veta dhe në
faturën e radhës mori masa për të eliminuar kostot financiare për
klientët e prekur nga ky gabim. Pra për klientin nuk ka pësuar dëm
financiar”, deklaron CEZ.

Në deklaratë, CEZ nuk e sqaron konkretisht problemin me faturat 50 mijë
apo 28 mijë lekë, të publikuara dy ditë më parë nga gazeta. Këtyre
konsumatorëve u janë vendosur shuma tepër të larta, që binin ndesh me
mesataren e mëparshme mujore, e cila nuk shkonte më tepër se 4 mijë
lekë.

Pronarja e OSSH-së thotë se janë kryer verifikime dhe rezulton se
abonentët në të kaluarën janë faturuar me nivele konsumi nën 300
kilovatë, duke aluduar për një lidhje të mundshme mes konsumatorëve dhe
faturistëve me qëllim uljen e sasisë reale të konsumit të dritave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi