Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Kriza e euros, miliona njërëz të rrezikuar nga uria Empty Kriza e euros, miliona njërëz të rrezikuar nga uria

Mon 25 Jun 2012 - 15:57
Kriza e euros, miliona njërëz të rrezikuar nga uria FemijeivarferKriza e borxheve në Eurozonë ka goditur rëndë vendet e botës së tretë, pasi ndihma financiare dhe investimet private janë shkurtuar në një nivel rekord, informoi të hënën agjensia e specializuar “Data”.

Sipas të dhënave, BE ka reduktuar ndihmat për vendet në nevojë në nivelin më të ulët prej një dekade.

Mungesa e rritjes ekonomike në pothuajse të gjithë vendet e zhvilluara të BE-së dhe “thithja” e fondeve nga vendet në krizë si Spanja dhe Greqia kanë kontribuar për të krijuar këtë gjendje të rëndë.

Vetë këto dy vende, dikur kontribuese bujare për vendet e botës së tretë, aktualisht kanë ndërprerë pothuajse çdo lloj investimi humanitar.


”Pasojat më të rënda të krizës europiane nuk po i ndiejnë banorët e shteteve të Eurozonës, por ata të vendeve më të varfëra në botë”, shkruhej në raport.

”Ndërsa BE shtrëngon buxhetet dhe është e prirur drejt kursimit, ndihma për më të varfërit e planetit, së bashku me programet që i mbajnë gjallë me miliona banorë çdo ditë është rrudhur në mënyrë të frikshme”.

Aktualisht, kontribuesit më të mëdhenj humanitarë brenda BE-së janë Gjermania, Britania dhe Franca, me 12-14 miliardë euro ndihma secili, por kjo ndihmë, në secilin prej vendeve nuk kalon më shumë se 0,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

”Në vende si Mozambiku, Tanzania dhe Malaui, me miliona persona janë të rrezikuar nga uria dhe sëmundjet, si pasojë e shkurtimit të ndihmave dhe e njëjta situatë është edhe në dhjetëra vende të tjera të varfëra. Ndjeshmëria e ulët ndaj vendeve në nevojë mund t’u kushtojë jetën miliona njerëzve”, përfundonte raporti i “Data”-s.

tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi