Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Blerim Destani i futet biznesit të tekstilit Empty Blerim Destani i futet biznesit të tekstilit

Sun 26 Sep 2010 - 17:51
Me një ceremoni solemne në prani të kreut shtetëror kosovar, në Prishtinë më 17 shtator është inauguruar gjiganti i tekstilit “Kosovatex” pronë e të cilës është familja e aktorit të njohur Blerim Destani. Ky është një nga investimet më të mëdha, pasi cilësohet si një fabrikë e madhe në të cilën do të punësohen 300 familje kosovare. Ky gjigant do të fillojë prodhimin e xhinseve të reja nën logon “Red & Black” made in Kosovo. Pritet që “Kosovatex” të fillojë bashkëpunimin me Hugo Boss, Diesel, Levis, Replay, Otto Kern, Mustang, Pierre Cardin, etj. Ky është projekti i parë i këtij lloji në të cilin investon aktori Blerim Destani së bashku me fotografin e njohur Fadil Berisha, ndërsa për të reklamuar veshjet e kësaj firme së shpejti në Kosovë flitet se do të udhëtojnë emra të njohur të modës dhe spektaklit botëror, të gjitha këto evente të organizuara nga familja e aktorit.Në këtë ceremoni aktori Destani ishte shumë i rezervuar dhe paraqitja e tij nuk shfaqej dhe aq, pasi ai vetë kishte përgaditur për më vonë një festë të madhe në “Sheshin 21” si dhe një sfilatë mode në të cilën u prezantuan dhe veshjet e para të “Red & Black Jeans”. Të pranishëm në këtë festë në kushte anonimiteti treguan se aktori gjithë kohën ka qenë i shoqëruar nga “Miss Universe Albania 2010” Anxhela Martini, e cila kishte udhëtuar nga New Yorku së bashku me fotografin Berisha për të qenë e pranishme në këtë sfilatë mode. Flitet se Anxhela do të jetë fytyra e parë publike që do prezantojë këto veshje në mbarë botën, pasi familja e aktorit, biznesin e saj në fusha të ndryshme e ka të stacionuar në shumë vende në botë… Blerand Rexhepi PanoramaPlus
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi