Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Blerim Destani: Jam vet, por jo i vetmuar... Empty Blerim Destani: Jam vet, por jo i vetmuar...

Wed 2 Feb 2011 - 1:23
Aktori shqiptar me famë botërore Blerim Destani ka folur në një intervistë ekskluzive për YllPress.com për “një ditë të zakonshme, hobin e tij, shëndetin, për ushqimin e preferuar”. Blerimi u ka dërguar një mesazh rinisë duke i sugjeruar që të ndjekin ëndrrat e tyre . Ai është ende singël, mirëpo jo i vetmuar...Aktori ka zbuluar edhe shumë sekrete të tjera nga jeta e tij private, të cilat ne po ua sjellim në vazhdim...Intervistë me aktorin e mirënjohur Blerim DestaninYllPress:- Si fillon dhe mbaron një ditë ë zakonshme për ju? Blerim Destani:- Asnjë ditë nuk është e njëjtë, çdo ditë ka specifikat e veta. Zakonisht ditët filloj duke e shikuar orën dhe kontrolluar datën mos jam vonë për ndonjë takim. Ndërsa përfundon përsëri me kontrollimin e datës së nesërme duke menduar për ato që më presin në ditën që pason.

YllPress:- Z. Destani, cila është gjendja juaj sociale?

Blerim Destani:- Jam vet, por jo i vetmuar.

YllPress:- Çfarë është familja për ju?

Blerim Destani:- Burim i pashtershëm i energjisë dhe emocioneve.

YllPress:- Po shëndeti?

Blerim Destani:- Diçka që kërkon kujdes. Pasi është esenciale në jetë.

YllPress:- Cili është hobi juaj?

Blerim Destani:- Të shijoj gjërat e bukura, siç janë veturat dhe ...

Blerim Destani: Jam vet, por jo i vetmuar... Blerim_destani_jam_vet_por_jo_

YllPress:- Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?

Blerim Destani:- Çdo vend apo shtet lidhet me atë se çfarë ke përjetuar në ato vende dhe ato shtete. Në këtë kontekst unë kam shumë vende dhe shtete që i kam të preferuara. Pasi kam përjetime të mrekullueshme.

YllPress:- Cfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?

Blerim Destani:- Gëzohem për sukseset e miqve të mi dhe kolegëve. Më pikëllon harxhimi i kohës dhe i energjisë në gjëra të kota si thashethemet.

YllPress:- Si e kaloni një fundjavë?

Blerim Destani:- Për mua fundjava nuk e ka atë kuptim siç e kuptojnë të tjerët. Gjithë jave është e stërmbushur me angazhime dhe aktivitete.
Blerim Destani: Jam vet, por jo i vetmuar... Blerim_destani_7
YllPress:- Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Blerim Destani:- Preferoj ushqim të shëndetshëm dhe të gatuar e seruar me shije.

YllPress:- Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?

Blerim Destani:- Muzikë nuk dëgjoj aq sa kam nevojë pasi nuk kam shumë kohë, ndërsa filma shoh shumë, ndjek gjithçka që sjellë vlera të reja në kinematografi.

YllPress:- Cili është libri i fundit që keni lexuar?

Blerim Destani:- Kohëve të fundit lexoj vetëm skenarë
Blerim Destani: Jam vet, por jo i vetmuar... Blerim_destani_8
YllPress:- A keni ndonjë idol?

Blerim Destani:- I madhi Bekim Fehmiu.

YllPress:- Në momente të vështira sa e rëndësishme është për ju mbështetja e dikujt? A këshilloheni?

Blerim Destani:- Përkrahja është shumë e rëndësishme, unë preferoj që të dëgjoj këshilla nga njerëzit që kanë përvojë më të ndryshme nga e imja.

YllPress:- Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?

Blerim Destani:- Të jenë vetvetja, të mos heqin dorë lehtë nga ëndrrat, pasi ato sa të parealizueshme mund të duken në fillim, të detyrojnë që të hulumtosh vetveten dhe të gjesh energji të reja brenda teje dhe më pas gjithçka mund të bëhet realitet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi