Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Merkel kundër Eurobondeve  Empty Merkel kundër Eurobondeve

Wed 27 Jun 2012 - 17:16
Kancelarja gjermane Angela Merkel i bën rezistence të fortë propozimit të Eurobondeve. Gjatë një mbledhjeje politike me dyer të mbyllura në Berlin me liberal demokratët, partneret e koalicionit qeverisës- kancelarja gjermane ka thene nje jo të prerë.

"Derisa te jem gjalle nuk do te kete nje ndarje te borxhit sovran ne Europe".Merkel shprehu dyshimin për planin e reformës të Bashkimit Europian, e cila iu paraqit vendeve anetare nga Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuj. Sipas kancelares gjermane dokumenti formulon nje ndarje shume te shpejte te pergjegjesive mbi borxhet publike. Nga ana tjeter, gjate takimit te ministrave te Financave ne Paris- eshte pare nje "qasje e kujdesshme" e gjermaneve, për të përdorur fondin shtet-shpetues, sic u propozua nga Italia, një mekanizëm stabizilimi te shperndarjes se borxhit.

Gjermania ka bërë rezistencë për krijimin e eurobondeve, me frikën se kosto e huamarrjes do të rritej dhe se vendet e prekura nga borxhet do të kishin më pak stimuj për të zgjidhur problemet e tyre financiare. Kesisoj duket se Angela Merkel po i ngrin te gjithe shpresat. Ceshtja e eurobondeve ka vene perballe dy ekonomite e medha te unionit: Francen dhe Gjermanine. Projekti europian u drejtua pikerisht prej tyre ndersa sot keto dy vende jane te ndare; nje percarje e thelle filozofike dhe politike.

Dokumenti i ri per shpetimin e Unionit me titull "Drejt nje Unioni te vertete ekonomik dhe monetar" u hartua nga Presidenti i Keshillit Europian, Herman Van Rompuj, Presidenti i Komisionit Europian, Zhose Manuel Barroso, presidenti i eurogrupit Zhan Klod Junker dhe kreu i Bankes qendrore europiane Mario Dragi. Ai parashikon krijimin e nje Ministrie Financash Europiane, e cila do te kontrolloje buxhetet e vendeve anetare. Pavaresisht se permes tij synohet te forcohet eurozona dhe te ndalohen krizat e tjera, kritiket jane të mendimit se aty nuk adresohen problemet e borxhit.tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi