- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Merkel: Ka shanse për Greqinë
Thu 22 Nov 2012 - 11:25
Për kancelaren gjermane Angela Merkel ka shanse që për Greqinë të arrihet një marrëveshje të hënën e ardhshme. Deklaratën e saj Merkel e ka bërë në Bundestag, teksa mbante fjalimin për buxhetin e vitit 2013.
“Nuk i dihet kurrë, por ekzistojnë shanset që të arrihet një marrëveshje të hënën e ardhshme”, ka thënë Merkel në lidhje me krizën helene.
Kancelarja ka ritheksuar më tej se problemet nuk zgjidhen për një ditë. “Kjo dëshirë për një aksion unik, për një lëvizje vendimtare, nuk do të gjejë përgjigje”, ka thënë ajo, duke kujtuar se problemet zgjidhen hap pas hapi.
“Në rast emergjence, nëse nuk do të gjendet një marrëveshje
Kriza greke
Athinë, dështon samiti i Eurogrupit
Greqia, Eurogrupi pranë marrëveshjes
Greqi, banorëve u ndërpritet energjia
nesër ose pasnesër në samitin e Brukselit, është i mundur një tjetër samit evropian për bilancin në fillim të vitit 2013”, ka thënë Merkel.
Ndërkohë, kryeministri grek Andonis Samaras ka deklaruar se, pa një marrëveshje për Greqinë rrezikohet stabiliteti financiar i gjithë eurozonës.
Duke iu drejtuar vendeve evropiane pas dështimit të marrëveshjes, Samaras ka thënë se partnerët e Athinës dhe FMN e kanë për detyrë të bëjnë atë për të cilën janë angazhuar.
“Greqia e ka bërë atë për të cilën ishte angazhuar. Tani edhe partnerët tanë, bashkë me FMN-në, duhet të bëjnë atë që duhet bërë”, ka theksuar shefi i qeverisë helene.
“Nga rezultati pozitiv i këtij angazhimi në ditët e ardhshme nuk varet vetëm e ardhmja e Greqisë, por stabiliteti i gjithë eurozonës. Çdo vështirësi teknike për të arritur një marrëveshje nuk justifikon neglizhencën ose vonesën”, ka shtuar ai.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi