Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Merkel: “Nuk isha menduar kurrë kaq shumë për Greqinë” Empty Merkel: “Nuk isha menduar kurrë kaq shumë për Greqinë”

Tue 18 Dec 2012 - 0:13
Merkel: “Nuk isha menduar kurrë kaq shumë për Greqinë” 2F2768CE72990C8A6C269ED190712D0C-300x187Çështje e politikës së brendshme të Gjermaninë është Evropa, ka theksuar Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, duke folur në kuadër të konferencës së përvitshme të shtypit për korrespondentët e huaj në Berlin.
Merkel përsëriti se procesi i restaurimit të gabimeve strukturore të bashkimit monetar do të zgjasë për vite me rradhë, dhe theksoi se Gjermania, si një vend industrial që jep 60% të eksporteve të saj në Evropë, është i shqetësuar veçanërisht për gjendjen e partnerëve të saj.


Ajo vuri në dukje se problemi kryesor është papunësia mes të rinjve, dhe cilësoi si një objektiv për dhjetë gjer në njëzet vitet e ardhshme, transformimin e BE-së nga një treg i brendshëm në treg të përbashkët pune.
Në këtë drejtim, tha ajo, është e rëndësishme të mësohen gjuhë të huaja dhe reformim në sistemet sociale.
Lidhur me krizën Eurozonë, Merkel tha, se është çështja me të cilën është marrë më shumë se çdo tjetër, që nga koha kur u bashkua Gjermania.
“Gjatë gjithë jetës sime unë kurrë nuk isha menduar më shumë për Greqinë” tha ajo, duke vënë në dukje megjithatë se nuk ka ndarë shqetësimin për Greqinë, Spanjën, Portugalinë nga Gjermania, sepse “ne jemi të gjithë në të njëjtën barkë”
Kur e pyetën nëse ajo është angazhuar për Evropën, njëlloj me ish-kancelarin Helmut Kohl, kancelarja tha: “Sigurisht, unë ushqej jo më pak, simpati ose dashuri për Evropën”./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi