Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Merkel, Obama, Xhiabao mbajnë Greqinë në Eurozonë! Empty Merkel, Obama, Xhiabao mbajnë Greqinë në Eurozonë!

Mon 1 Oct 2012 - 16:50
Merkel, Obama, Xhiabao mbajnë Greqinë në Eurozonë! Kriza1-300x225Sipas “Financial Times Deutschland”, liderët e tre superfuqive – SHBA,KINA dhe Gjermania – janë më të fuqishëm se tregjet dhe “kanë pjesërisht fuqinë për të arritur paqen, nëse ata dëshirojnë”.
Artikulli thotë se ndërhyrja amerikane në debatin për dalje të Greqisë nga euro gjatë verës, ishte vendimtare. Vizita e Sekretarit të Thesarit në Gjermani në takimin që pati me homologun e tij Wolfgang Schauble, e bëri të qartë se gjëja e fundit që SHBA ka nevojë, është turbulenca në tregjet ndërkombëtare.

Presidenti Obama nuk do të humbasë zgjedhjet e radhës, por dhe evropianet e preferojnë më shumë se rivalin e tij Mit Romnei.

Kundër daljes nga eurozona janë edhe kinezët, të cilët kanë një interes të veçantë për të patur qetësi, pasi javën e ardhshme do të vendoset udhëheqja e re në vend.

“Ne duam që euro të mbetet e paprekur”, tha ambasadori kinez në Greqi.

Aleanca trepalëshe filloi të funksionojë.

Kancelarja Merkel papritmas filloi “t’i vijë keq” për grekët, bankat qendrore i bënë tregjet më të sigurta, ndërsa Kina filloi përsëri të blejë më shumë bono europiane me vlerë “AAA”.

FT Deutschland tha se Merkel, Obama dhe Ben Jiabao mund të mos kenë rënë dakord thjesht me një bisede telefonike, por kishin interesa të përbashkëta kohet e fundit.

Vëmendja duhet përqendruar në lëvizjet e tre liderëve të mëdhenj, në funksion të zhvillimeve politike kritike që do të ketë në muajt e ardhshëm. Floranca Shaho /alb-observer.com/Merkel, Obama, Xhiabao mbajnë Greqinë në Eurozonë! Merkel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi