Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kaka’: Kurrë nuk kam menduar largimin nga Real Empty Kaka’: Kurrë nuk kam menduar largimin nga Real

Thu 1 Nov 2012 - 8:13
Kaka’: Kurrë nuk kam menduar largimin nga Real Kaka

“Në asnjë moment nuk kam menduar largimin nga Real Madrid. Edhe kur shpërthyen zërat për një shitje timen në merkaton e verës e dija që nuk do të largohesha sepse kisha besim se mund të luaja për këtë ekip. Kam edhe tre vite kontratë dhe e di që mund të jap më shumë nga vetja.”

Këto janë fjalët e Ricardo Kaka’ për ‘Estadao’. Mesfushori brazilian i skuadrës spanjolle shtoi se kërkon të gjejë një vend në formacion tek madrilenët, të fitojë tituj dhe të luajë botërorin e vitit 2014 me Brazilin.

“Ndeshjet që kam luajtur me përfaqësuesen kanë qenë shumë të rëndësishme për mua sepse tek Reali nuk po luaja dhe këto takime miqësore më treguan se në çfarë gjendjeje isha. Fitova besim dhe shpresoj që ky sezon të jetë i mirë për mua sepse ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ndihem mirë fizikisht”, theksoi Kaka’, i cili ka besim tek brezi i ri i futbollistëve brazilianë.

“Neymar po kalon një moment të shkëlqyer. Ka shumë talent, ashtu si Oscar dhe Lucas. Më pas kemi edhe lojtarë të mëdhenj si Thiago Silva, David Luiz apo Marcelo”, deklaroi fituesi i Topit të Artë në vitin 2007.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi